0123

Ndarja e diplomave në mënyre solemne për vitin shkollor 2014/2015‏

  • PDF

NdarjaeDiplomave2015

Diplomoi gjenerata e 45 e maturantëve në shkollën e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc

    Pas nje vijimi katër vjeçar, përkatësisht trevjeçar, sot ( 19,06,2015) është bërë ndarja solemne e diplpmave gjeneratës së 45 të maturantëve të shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc.

Nga gjithësejt 301 maturantë me shkallë të katërt të pesë drejtimeve (gjimnazi i përgjithshëm, ekonomia, makineria, elektroteknika dhe mjekësia) dhe 39 maturantëve me shkallë të tretë të tri drejtimeve (tregtia, makineria dhe elektroteknika), me diploma u pajisën 249 maturantë me shkallë të katërt dhe 29 maturantë me shkallë të tretë.

Gjithësejt diplomuan 278 maturantë.

Drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu në bashkëpunim me stafin e shkollës dhe kujdestarët e paraleleve, në sallën e edukatës fizike, në prezencë të arsimtarëve, nxënësve, prindërve dhe mediave, bëri ndarjen e diplomave maturantëve të dalluar. Pastaj kujdestarët e paraleleve iu ndanë diplomat të gjithë maturantëve të diplomuar.

Arsimtari Hisen Saqipi i përshëndeti maturantët me një fjalë rasti, ndërsa drejtori i shkollës në emër të kolektivit të arsimtarëve dhe në emër të tij personal, të gjithë maturantëve i dëshiroi suksese në jetën e mëtutjeshme.

Powered by Web Agency
Share
Last Updated on Friday, 26 June 2015 18:05