0123

Vizitë e delegacionit të profesorëve të Universitetit të Prishtinës dhe atij të Shkodrës

  • PDF

ProfesoretPrishtinaShkodra1

  Më 12.10.2013 një delegacion i përbërë nga profesorë të Universiteteve të Prishtinës dhe atij të Shkodrës, të prirë nga dekani i Fakultetit juridik në Prishtinë prof. dr. Bajram Uka dhe dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër prof. dr. Gaspër Kokaj,vizituan shkollën e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc. 

   Musafirët u pritën nga drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu me bashkëpunëtorë ku ata u njoftuan me të arriturat e arsimit shqip në Bujanoc e në veçanti në shkollën e mesme, që nga fillimi e deri më sot. Musafirët vizituan bibliotekën e shkollës ku një fjalë rasti mbajti prof. Bejzad Abdullahu, pastaj vizituan kabinetet ku ishin më se të impresionuar me objektin shkollor si dhe kushtet ku zhvillohet mesimi.

 

   Ishte inkurajues qëndrimi i dekanit të Universitetit të Shkodrës, i cili deklaroi se studentët nga Lugina e Preshevës gjithnjë i kanë dyert e hapura për të studjuar në këtë universitet.

Universiteti i Shkodrës (http://www.unishk.edu.al) ka këto fakultete:

ProfesoretPrishtinaShkodra2

Shkencat shoqërore,

• Shkencat e natyrës,

• Shkencat e edukimit,

• Fakultetin ekonomik,

• Fakultetin e drejtësisë dhe

• Fakultetin e gjuhëve të huaja.

 

 

Pjesë e delegacionit ishin edhe prof.dr. Beqir Sadikaj, prof.dr. Mejdi Bektashi,prof. dr. Saranda Rraci, prof. dr. Paulina Hoti dhe të tjerë.

Powered by Web Agency
Share
Last Updated on Friday, 19 December 2014 23:33