0123

Dita e shkollës së mesme ''Sezai Surroi"

  • PDF

Shaban Xheladini dhe te tjeret

   Me një sërë aktivitetesh dhe manifestime të ndryshme kulturo-artistike të organizuara nga mësimdhënës e nxënës, të Premten me datë 09.05.2014, është shënuar Dita e shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc. Në shënimin e kësaj dite ishin të pranishëm edhe përfaqësues institucionalë dhe politikë të Luginës, përfaqësues të Trupit Koordinues, përfaqësues të familjes Xheladini, përfaqësues i Bashkësisë islame, motra e Sezai Surroit, Hadije Morina si dhe veteran të arsimit. Në këtë manifestim ishte prezent edhe mysafirja speciale, zëvendës ministre e Ekonomisë dhe Zhvillimit të Republikës së Shqipërisë, zonja Brunilda Paskali.

Me këtë rast, të shënimit të kësaj vatre të diturisë, drejtori i shkollës së mesme "Sezai Surroi", Zejni Fejzullahu, para të pranishmëve në këtë manifestim, duke elaboruar historikun e shkollës, falënderoi të gjithë mësimdhënësit që kontribuuan me dëshirën më të madhe në hapjen e kësaj vatre të diturisë, që nga formimi i kësaj shkolle, e deri në ditën e sotme.

   Hadije Morina falënderoi për ftesën me rastin e shënimit të ditës së shkollës dhe tregoi rolin që ajo ka pasur në pavarësimin e shkollës sonë kur ishte ndihmës ministre e Arsimit në Qeverinë e Serbisë.

   Kryetari i komunës ,Nagip Arifi, uroi të gjithë mësimdhënësit , nxënësit ,veteranët e arsimit dhe të gjithë ata që kontribuuan për hapjen shkollës .

    Pas fjalimeve të pranishmëve, manifestimi vazhdoi me poezi e këngë të përgatitur nga nxënësit si dhe

valle nga shoqëritë kulturore-artistike 'Zëri i Luginës' dhe 'Jehona'.

 

Shaban XheladiniHadije Morina dhe te tjeret

          Profesoret  Valltaret


          DrejtoriProfesoreshet

Powered by Web Agency
Share
Last Updated on Friday, 19 December 2014 23:27