0123

Profesorët e shkollës së mesme vizituan Stambollin

  • PDF

stamboll1

     Gjatë mini pushimit vjeshtor, kolektivi i shkollës së mesme vizitoi Stambollin. Nisja nga Bujanoci u bë më 7 Nëntor 2014. Pas shumë vitesh, kjo ishte një vizitë e këndshme me ç'rast u vizituan objekte të çmueshme në metropolin e Turqisë.

stamboll2

 Në Stamboll qëndruam dy net në hotel Washington në Aksaraj. Patëm rastin ti vizitojmë familjarët, miqtë dhe të afërmit tanë të shpërngulur në Turqi shumë vite më parë. Stambolli të lë përshtypjen e një qyteti shumë modern, me jetë të gjallë në të cilin jetojnë miliona njerëz, një pjesë e së cilës e përbëjnë shqiptarët.

Ishte magjepse edhe pamja e detit, arkitektura e xhamive të shumta që vëreheshin nga gryka e Bosforit. Ndërtesat e shumëkatëshe edhe më shumë e zbukuronin qytetin ku pak dallim kishte mes ditës dhe natës. Frekuenca e njerëzve jepte gjallëri qytetit gjatë njëzetekatër orëve.

Edhe pse janë ndërtuar rrugë të gjëra, prezenca jashtëzakonisht e madhe e automjeteve krijon vonesa të shumta në komunikacion.

   Më 10 nëntor 2014 u nisëm për në Bujanoc, me çaste të paharruara dhe kujtime të pashlyera për ditët që i kaluam në qytetin e  çudirave – Stambollin.

stamboll3 stamboll4   

 

 

 

Powered by Web Agency
Share
Last Updated on Friday, 19 December 2014 23:44