U pensionua drejtori i shkollës Xhevat Fejzullahu

Friday, 19 December 2014
Written by Bekim Kasumi

dretori3 

Pas nje periudhe 40 vjeçare, më 20.06.2014 u pensionua drejtori i shkollës Xhevat Fejzullahu, me ç'rast u organizua një mbledhje solemne nga kolektivi i shkollës. Fjalën e rastit e mbajti drejtori i porsazgjedhur Zejni Fejzullahu, i cili foli për veprën dyzetvjeçare të profesor Xhevatit. Ai me këtë rast ceku kujtimet si nxënës i profesor Xhevatit, si kolegë shumëvjeçar i tij dhe si udhëheqës i shkollës, për të cilin tha se ishte shumë i përgatitur si mësimdhënës ku përcolli shumë gjenerata. Shumë profesorë që sot punojnë në shkollën tonë, ishin nxënës të profesor Xhevatit. Ai edhe si drejtor i shkollës në periudhën 2005-2009 u tregua shumë i suksesshëm. Në at periudhë u vu gurë themeli i objektit të ri shkollor, më moderni në regjion.

Nga 20.06.2014 ishte ushtrues i detyrës së drejtorit, detyrë të cilën e ushtroi gjashtë muaj, kur edhe u pensionua. Profesor Xhevati do të mbahet mend si punëtor i dalluar.

Me rastin e daljes në pension, drejtorit Xhevat iu dha mirënjohje për kontributin e dhënë 40 vjeçar në lëminë e arsimit. Në emër të kolektivit të shkollës mirënjohjen ia ndau u.d. drejtori Zejni Fejzullahu.

Gjatë fjalës sw rastit, drejtori Xhevat Fejzullahu falemenderoi kolektivin e shkollës për respektin që treguan gjatë tërë këtyre viteve. Ishte tejet i emocionuar kur porositi personelin arsimor për një angazhim edhe më të madh, në mënyrë që të jemi më të suksesshëm si kolektiv. Në përfundim të fjalës së tij, nuk munguan edhe lotët . Ishte një situatë shumë prekëse. "Ushqeni fëmijët tuaj nga hallalli", ishin fjalët e tij.

drejtori5  drejtori7

Powered by Web Agency
Last Updated on Thursday, 01 January 2015 18:25