0123

Vizitë e delegacionit të KNSH-së në shkollën tonë

  • PDF

KNSH1

Më 22.01.2015 shkollës sonë i bëri vizitë kryetari i KNSH  Jonuz Musliu. Ishte një vizitë miqësore me karakter informativ për t'u informuar me problemet të cilat i kemi e që janë pjesë e ingerencave të KNSH -së. Kryetari Musliu u njoftua detajisht me problemet të cilat në vazhdimësi e përcjellin arsimin shqip në Luginë. Problemi më i madh është mungesa e komplet teksteve mësimore në gjuhën shqipe për shkolla të mesme.

KNSH2

Kryetari i KNSH së potencoi se duhet një angazhim i tërë potencialit intelektual në Luginë që të sigurohen tekstet për të cilat do të na ndihmojnë ekspertë nga Kosova dhe Shqipëria. Në takimet që do t'i kemi me qeveritë në Tiranë dhe Prishtinë, do të kërkojmë që tekstet për shqiptarët e Luginës të hartohen nga ekspertë dhe të botohen në Shqipëri apo Kosovë.Gjithashtu u shfrytëzua rasti që të vizitohen kabinete, biblioteka e shkollës si dhe një mësojtore, duke parë kushtet se si zhvillohet mësimi në shkollë. KNSH3

Powered by Web Agency
Share
Last Updated on Monday, 26 January 2015 20:43