0123

Regjistrimit i nxënësve në vitin shkollor 2015/16

  • PDF

RregjistrimiNx1

Viti shkollor 2015/16 do të fillojë me 12 paralele në vitin e parë

  Gjatë takimit që patëm me kryeshefin e regjionit të Leskocit Tomislav Simonoviq me bashkëpunëtorë, e që kishte të bënte me planin e regjistrimit të nxënësve në vitin shkollor 2015/16, u dakorduam që në vitin e parë të regjistrohen 12 paralele me mësim në gjuhën shqipe në shkollën tonë.

Shkollën fillore, në gjashtë shkollat fillore të komunës së Bujanocit, e përfundojnë 343 semimaturantë. Drejtoria e shkollës në bashkëveprim me këshillin e arsimtarëve kemi kërkuar që të kërkohen 12 paralele, perkatësisht të përfshihen të gjithë nxënësit që e përfundojnë shkollimin fillor. Përfaqësuesit e ministrisë i pranuan në tërësi kërkesat tona.

Në vitin e ardhshëm shkollor do të regjistrohen:

Gjimnazi 4 paralele me 120 nxënës,

Makineria me shkallë të katërt 2 paralele me 60 nxënës,

Elektroteknika me shkallë të katërt 2 paralele me 60 nxënës dhe një paralele te kombinuar me 30 nxënës,

Mjekësia 1 paralele me 30 nxënës,

Ekonomia 1 paralele me 30 nxënës dhe

Tregtia 1 paralele me 30 nxënës.

Ky është një lajm tejet I mirë për nxënësit , prindërit dhe kolektivin e shkollës sonë.

RregjistrimiNx2

Powered by Web Agency
Share
Last Updated on Tuesday, 17 March 2015 20:31