0123

Një vizitë në shkollën e mesme “Sezai Surroi” nga Komisioni për Arsim i Republikës së Kosovës

  • PDF

 KARKosoves1 

 Më datë 10.03.2015 shkollën tonë e vizitoi Komisioni për Arsim i republikës së Kosovës i udhëhequr nga zotëri Nait Hasani, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës me bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast drejtoria e shkollës sonë bëri një pritje musafirëve dhe njëherit drejtori Zejni Fejzullahu i njoftoi musafirët me ecurinë dhe historikun e shkollës si dhe me numrin e nxënësve, të paraleleve dhe drejtimeve profesionale që ekzistojnë në shkollë. Po ashtu ata u njohtën me problem të ndryshme me të cilat është ballafaquar shkolla që nga themelimi i saj deri në ditët e sotme.

Theks i veçantë i është dhënë mungesës së teksteve ne gjuhën shqipe që nga viti i parë e deri në vitin e fundit, çka domethënë se është çështje e domosdoshme paisja e nxënësve me literature dhe tekste duke filluar nga lënda e gjuhës shqipe, por edhe në lëndët tjera të ndryshme profesionale. Kjo është nevojë i mediate sepse nëse dojm që nxënësve t'u servojmë mësim sa më kualitativ, ata duhet të kenë tekstet mësimore për t'u pergatitur. Një antare e komisjonit për arsim nga Kosova që ishte poashtu punëtore në arësim, bile profesoreshë e matematikës, përmendi mungesën e teksteve edhe në Kosovë , por që është nevojë e paisjes së tyre.

Delegacioni nga Kosova vizitoi edhe disa paralele me nxënës, vizitoi edhe sallën e kulturës fizike si dhe vizitoi bibliotekën e shkollës me ç'rast për punën e bibliotekës dhe rolin e saj iu foli profesor Bejzad Abdullahu, profesor i gjuhës shqipe dhe punëtor biblioteke. Ai i njohëtoi musafirët me fondin e librave në bibliotek i cili sillet rreth 12 mijë librave të lëmive të ndryshme, por pjesa më e madhe e tyre janë romane dhe literaturë e zhanreve tjera. Musafirët mbetën të kënaqur me informatën mbi aktivitetet që zhvillohen në bibliotekë sidomos orët letrare nga se në shkollë ekziston grupi letrar " Vëllezërit Frashëri " të antarët e të cilit i begatojnë orët letrare me punimet e tyre. Ata u informuan edhe me aktivitete tjera që zhvillohen në këtë bibliotekë që konsiderohet si tempulli i diturisë.KARKosoves2

Musafirët nga Kosova shoqëroheshin edhe nga kryetari i komunës Z. Nagip Arifi, kryetari i KNSH-së Jonuz Musliu, Arbër Pajaziti, Shukri Imeri dhe funksionarë tjerë të komunës së Bujanocit, por edhe të Preshevës .

Delegacioni i republikës së Kosovës kishte ardhur në Bujanoc më 09.03.2015, e njejta vizit e këtij delegacioni ishte bërë edhe në Preshevë, kurse me 10.03.2015 delegacioni shkoi për vizit në komunën e metvegjës.

Antarët e delegacionit ishin shumë të kënaqur që vizituan Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën, kurse për ne puntorët e arsimit dhe popullatën e kësaj ane ishte një kënaqësi dhe privilegj qe ishim mikpritës të një delegacioni kaq të lartë të Kuvendit te Republikës së Kosovës.

E përgaditi : Bejzad Abdullahu

Powered by Web Agency
Share
Last Updated on Friday, 26 June 2015 18:02