0123

Dita e shkollës së mesme Sezai Surroi

  • PDF

dita eshkolles 22Bujanoc, 9 maj - Me një sërë aktivitetesh dhe manifestime të ndryshme kulturo-artistike të organizuara nga mësimdhënësit e nxënësit e kësaj vatre arsimore, të premten, në Shtëpinë e Kulturës është shënuar Dita e shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc.

Në shënimin e kësaj dite të vatrës së diturisë së kësaj komune, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit institucionalë të kësaj komune të prirë nga prefekti i saj, Nagip Arifi, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës, Jonuz Musliu, njëherësh dhe kryetar i asamblesë komunale, përfaqësuesi i OSCE-së, veteranë të arsimit, përfaqësues fetarë dhe drejtorë të shkollave, si dhe mësimdhënës dhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të komunës sonë.

Me këtë rast, të shënimit të kësaj vatre të arsimit, drejtori i shkollës së mesme "Sezai Surroi", Zejni Fejzullahu, para të pranishmëve në këtë manifestim, duke elaboruar për të arriturat dhe historikun në retrospektiv të kësaj shkolle, falënderoi të gjithë mësimdhënësit që kontribuuan me dëshirën më të madhe në hapjen e kësaj vatre të diturisë, që nga formimi i kësaj shkolle, e gjerë tek arritjet e suksesshme në edukimin e gjeneratave me radhë, deri në ditën e sotme.

dita e shkolles Drejtori. Z.Fejzullahu Sipas Fejzullahut, shkolla e mesme „Sezai Surroi" këtë vit përmbush 47 vjetorin e hapjes së paraleleve të para, përkatësisht 42 vjetorin e pavarësimit të saj. Kjo shkollë ka bërë hapat e parë të veprimtarisë që nga viti shkollor 1968/1969, atëherë kur është paraqitur nevoja e domosdoshme për hapjen e një shkolle të mesme në komunën e Bujanocit. Natyrisht se për hapjen dhe funksionimin e saj, ka pasur shumë peripeci dhe sfida të natyrave të ndryshme. Kjo shkollë fillimisht është hapur në Tërnoc, me paralele të ndara nga shkolla e mesme, respektivisht nga gjimnazi "Skënderbeu" i Preshevës.

Në fund, Fejzullahu, theksoi: "Ky institucion arsimor tani më ka kuadro të vlefshëm, kemi një objekt me standarde evropiane, por para së gjithash ajo që vlen të krenohemi është se kemi edhe nx

ënës të shkëlqyeshëm, dashtë Zoti që nga këta nxënës të nxjerrim kuadro me vlera të mëdha".

Për t'i uruar të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve të kësaj vatre të diturisë këtë vit jubilar, edhe prefekti i Bujanocit, Nagip Arifi, theksoi se Bujanoci feston me Evropën, ngase sot sipas tij, është Dita e Evropës, Dita e Komunës së Bujanocit dhe Dita e Shkollës së Mesme – Dita e vatrës arsimore.

Arifi, ftoi nxënësit që të mësojnë sa më shumë dhe të vijojnë me rregull procesin arsimor, se tani, sipas tij, i kanë të gjitha kushtet në këtë vatër diturie.

Edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës, Jonuz Musliu duke e vlerësuar lartë angazhimin e strukturave arsimore në këtë vatër shkollore të diturisë dhe të arriturat e nxënësve të kësaj vatre arsimore me kuadro të ndryshme, theksoi dhe se "ky historik i veçantë i dijës dhe shkencës që është shënuar në këtë vatër arsimore besoj se do të pasurojnë, jo vetëm personalitetin e çdo nxënësi apo arsimtari, por në përgjithësi edhe arsimin dhe edukimin e kësaj vatre diturie në këtë rajon".

Musliu, si shef i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës u zotua se do t'iu ofrojë kushte edhe më të mira për dije dhe edukim kësaj vatre arsimore, sepse sipas tij, vetëm një popull i edukuar dhe i shkolluar di ta do atdheun.

Pas fjalimeve të krerëve komunalë, fjalën mori edhe Shaban Xheladini-veteran i arsimit, njëherësh dhe njëri ndër themeluesit e kësaj vatre arsimore.

dita e shkolles 3


"Falë angazhimit, entuziazmit dhe dëshirës së flaktë të popullatës shqiptare të komunës së Bujanocit, përfshirë këtu edhe nxënësit, arsimtarët dhe inteligjencën shqiptare të kësaj treve, ëndrra e tyre u bë realitet dhe u hapë shkolla e mesme", theksoi Xheladini, atëbotë si koordinator i të gjitha punëve për realizimin e procesit edukativo-arsimor, ndonëse sipas tij, me shumë mund dhe angazhim të jenë munduar të ndihmojnë që mësimi të zhvillohet në lokalet e shkollës fillore „Muharrem Kadriu", në Tërnoc.

Në këtë manifestim arsimor nuk munguan as recitimi i poezive dhe këndimi i këngëve të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle, si dhe në fund për t'i relaksuar pjesëmarrësit e këtij manifestimi në skenë performoi edhe shoqëria kulturo-artistike "Zëri i Luginës" me vallen e Dibrës.Në kremtimin e përvjetorit të ditës së shkollës nga drejtori i këtij institucioni arsimor, u nderuan me mirënjohje dy mësimdhënësit e dalluar me kontributin e dhënë më se katër dekadash në këtë shkollë, profesorët e gjuhës dhe letërsisë shqipe, Bejzad Abdullahu dhe Hasan Mustafa.

Do theksuar se shkolla e mesme "Sezai Surroi' në Bujanoc, aktualisht ka gjithsej 150 të punësuar, ku 124 nga ta janë mësimdhënës, ndërsa gjithsej ka 1214 nxënës.

dita e shkolles 1   dita e shkolles 2 

Më shumë foto kliko këtu

Powered by Web Agency
Share
Last Updated on Friday, 26 June 2015 18:04