0123

Profesorët e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës vizituan shkollën

  • PDF

UNS1Sot (03.03.2016) shkollën e mesme e vizitoi një delegacion i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës në përbërje Prof. Dr. Armen Kadriu, Prof. Dr. Muhamed Jusufi dhe Prof. Dr. Guximtar Rushani.

Musafirët u pritën nga drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu, i cili të pranishmit i njoftoi me historikun e shkollës, të arriturat e saj dhe problemet me të cilat ballafaqohemi.

Në shoqërim të musafirëve ishte edhe kryeshefi për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore Bajram Fejzullahu.Musafirët patën rastin të bisedojnë me maturantët dhe i njoftuan ata me kushtet e studimeve në Universitet.

uns2

Musafirët vizituan edhe galerinë e arteve në shkollë, ku u mahnitën me punimet që është duke i punuar profesor Xhevdet Dulaj.

Powered by Web Agency
Share
Last Updated on Wednesday, 09 March 2016 22:01