0123

Me ftesë të presidentit të Republikës së Shqipërisë , një gupë nxënësish dhe arsimtarë vizituan shtetin shqiptar

  • PDF

Vizita Shqiperi 1Me ftesë të presidentit të Rëpublikës së Shqipërisë, shkëlqesisë së Tij z. Bujar Nishani, një gupë nxënësish dhe arsimtarë, vizituan shtetin shqiptar më 08-10.04.2016.

Pas vizitave të vendeve me rëndësi të veçantë historike, arkeologjike etj, patëm rastin të vizitojmë presidencën e shtetit shqiptar. Pritja e presidentit Nishani ishte shumë bujare, i cili na njoftoi me gjendjen e situatës momentale në Shqipëri dhe rajon. Ishte detajisht i njohur me problemet e shqiptarëve në Luginë.

Shefi i kabinetit të presidentit, profesori Flamur Gashi, na shoqëroi gjatë gjithë kohës sa qëndruam në shtetin shqiptar. Nxënësit patën rastin të bisedojnë me presidentin dhe ta njoftojnë ate me të arriturat e tyre, planet në të ardhmen dhe mundesinë e ndihmës materiale që mund të ndaj shteti shqiptar për studentët e Luginës.

Ishte një moment i paharruar, i cili duhet lartë vlerësuar, sepse ishte rasti i parë që nxënësit e Luginës të vizitonin presidencën e Republikës së Shqipërisë.

Vizita Shqiperi 2 Vizita Shqiperi 3 Vizita Shqiperi 5 

Powered by Web Agency
Share
Last Updated on Thursday, 26 October 2017 20:26