0123

Një grup nxënësish e profesorësh nga Shqipëria vizituan Luginën e Preshevës

  • PDF

17796291 1047393965362035 8027802614776491169 n

Luginë e Preshevës, 7 prill - Një grup nxënësish e profesorësh nga Shqipëria kanë vizituar Luginën e Preshevës, me ç`rast nikoqir i tyre ka qenë shkolla e mesme “Sezai Surroi”, e Bujanocit, në mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc.
Grupi i nxënësve dhe i profesorëve nga Shqipëria të shkollave të mesme të Tepelenës, Përmetit dhe Gjirokastrës, të prirë Arben Rexhaj, këshilltar i bashkisë së Gjirokastrës, për tri ditë resht qëndruan në Luginën e Preshevës, në Bujanoc e Preshevë,


Ndërkaq, kjo vizitë po bëhet në kuadër të Këshillit Kombëtar Shqiptar, shtëpisë së kulturës në Bujanoc dhe shkollës se mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, e që do theksuar se mysafirët në fjalë nuk kanë dashur të sistemohen nëpër hotele, por janë mirëpritur nga familjet shqiptare të këtij rajoni, me mikpritje vëllazërore.

Delegacioni nga Shqipëria i nxënësve dhe i profesorëve të shkollave të mesme të Tepelenës Përmetit dhe Gjirokastrës, të prirë Arben Rexhaj, gjatë vizitës që i bënë Luginës, së pari vizituan shkollën e mesme”Sezai Surroi” në Bujanoc, që ishte nikoqire e tyre, ku kanë parë për së afërmi sesi po zhvillohet procesi mësimor në këtë shkollë, veçmas zhvillimi i një ore mësimore në këtë institucion arsimor.
Siç, theksoi drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Zejni Fejzullahu, sot (të premten) delegacioni në fjalë sot në orë 10:00 do të vijnë në shkollën tonë sërish ku do të përshëndetemi dhe do t`i falënderojmë për vizitën që i kanë bërë rajonit tonë dhe u dëshiroj rrugë të mbarë për në shtetin amë, duke u zotuar se një bashkëpunim i këtillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen në mes shkollave të mesme të shtetit amë dhe të Luginës së Preshevës.
Fejzullahu theksoi edhe se kjo ishte dëshira e profesorit të nderuar Arben Rexhajt që një grup i nxënësve dhe i profesorëve të lartcekur të vizitojnë Bujanocin dhe Preshevën dhe kjo u realizua. Ndaj dhe jam i lumtur që unë të kem patur fatin të fillojmë një bashkëpunim të tillë dhe shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen midis shkollave të mesme të shtetit amë dhe shkollave të mesme të Lugës së Preshevës.17799217 1047394018695363 3637782157996876764 nEdhe profesori Arben Rexhaj, duke mos hezituar të shpreh entuziazmin e mikpritjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, theksoi se “jam shumë i lumtur që vërtet arrita të bëjë realitet objektivin tim për të mbështetur sadopak arsimin shqip në Luginë të Preshevës.
Për këtë dhe kemi sjellë, theksoi Rexhaj një kolektiv të qarkut të Gjirokastrës dhe disa nxënës të gjimnazit më me rëndësi” Asim Zeneli”.
Delegacioni nga Shqipëria i nxënësve dhe i profesorëve të shkollave të mesme nga Shqipëria kanë vizituar edhe shkollën e mesme”Skënderbeu” në Preshevë, shkollën fillore”Ibrahim Kelmendi”,

po ashtu në Preshevë dhe shtëpinë e kulturës”Abdullah Krashnica” në Preshevë, ndërkohë që janë takuar edhe me prefekten e komunës së Preshevës, Ardita Sinani. 
 Delegacioni nga Shqipëria, po ashtu ka takuar edhe prefektin e Bujanocit Shaip Kamberin, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliun, ndërsa më pas kanë vizituar edhe shkollën fillore “Muharrem Kadriu”, në Tërnoc, muzeun e komandant Lleshit, po ashtu në Tërnoc.
Delegacionin nga Shqipëria shqiptar, si në Preshevë, po ashtu dhe në Bujanoc e kanë shoqëruar drejtori i shtëpisë së kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili me bashkëpunëtorin e tij, Burhan Limani, si dhe drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Zejni Fejzullahu, i cili njëherësh ishte edhe nikoqir i delegacionit të shtetit amë.

Metali Krasniqi

Powered by Web Agency
Share
Last Updated on Sunday, 09 April 2017 19:41