0123

Lajmet

Lajmërim - Orari i punës për muajin gusht 2015

  • PDF

Orari i punës për muajin gusht 2015 (për mësimdhënësit):

- Më 17-18.08.2015 ( e hënë- e martë) bëhet paraqitja riprovimeve prej orës 9:00-13:00 (Paraqitja e riprovimeve bëhet te sekretari i shkollës).

- Më 17-21.08.2015 (e hënë-e premte) mbahet mësmi përgatitor për nxënësit që janë përcjellë në riprovime. (Orarin e mësimit përgatitor e përpilojnë vet mësimdhënësit e lëndëve përkatëse).

- Më 17-21.08.2015 (e hënë-e premte) kshillat profesional (aktivat) janë të obliguar të mbajnë mbledhje sipas nevojës dhe njiherit të propozojnë përdorimin e teksteve mësimore.

- Më 21-28.08.2015 (e premte- e premte) bëhet përpilimi dhe dorëzimi i planeve dhe programeve. Formularët e pl.dhe programeve mirren dhe dorëzohen te pedagogu i shkollës.

- Më 21.08.2015 (e premte) mbahet mbledhja e këshillit të arsimtarëve duke filluar në orën 10:00. Rendi i ditës: përgatitja për vitin e ri shkollor.

- Më 24.08.2015 (e hënë) mbahen riprovimet me shkrim prej orës 10:00-12:00.

- Më 25.08.2015 (e martë) mbahen riprovimet me gojë prej orës 10:00-12:00.

- Më 27-28.08.2015 (e enjte-e premte) bëhet dorëzimi i ditarëve dhe librave amë te sekretari i shkollës prej orës 9:00-13:00.

- Më 28.08.2015 (e premte) mbahet mbledhja e këshillit të arsimtarëve duke filluar në orën 10:00. Rendi i ditës: aprovimi i raportit të punës së shkollës për vitin shkollor 2014-15 dhe përgatitja për vitin e ri shkollor.

Powered by Web Agency
Last Updated on Monday, 17 August 2015 21:09 Lexo më shumë...

Komunikimi i suksesit 2014/2015

  • PDF

komunikimiisukssesit1

Lajmërohen nxënësit dhe prindërit se komunikimi e suksesit të nxënësve të shkollës së mesme "Sezai Surroi" do të bëhet më 29.06.2015 (e hënë) sipas këtij orari:

Viti i parë nga ora 10:00.

Viti i dytë dhe i tretë nga ora 10:30.

Powered by Web Agency
Last Updated on Monday, 17 August 2015 21:11 Lexo më shumë...

Dita e shkollës së mesme Sezai Surroi

  • PDF

dita eshkolles 22Bujanoc, 9 maj - Me një sërë aktivitetesh dhe manifestime të ndryshme kulturo-artistike të organizuara nga mësimdhënësit e nxënësit e kësaj vatre arsimore, të premten, në Shtëpinë e Kulturës është shënuar Dita e shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc.

Në shënimin e kësaj dite të vatrës së diturisë së kësaj komune, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit institucionalë të kësaj komune të prirë nga prefekti i saj, Nagip Arifi, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës, Jonuz Musliu, njëherësh dhe kryetar i asamblesë komunale, përfaqësuesi i OSCE-së, veteranë të arsimit, përfaqësues fetarë dhe drejtorë të shkollave, si dhe mësimdhënës dhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të komunës sonë.

Powered by Web Agency
Last Updated on Friday, 26 June 2015 18:04 Lexo më shumë...

Një vizitë në shkollën e mesme “Sezai Surroi” nga Komisioni për Arsim i Republikës së Kosovës

  • PDF

 KARKosoves1 

 Më datë 10.03.2015 shkollën tonë e vizitoi Komisioni për Arsim i republikës së Kosovës i udhëhequr nga zotëri Nait Hasani, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës me bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast drejtoria e shkollës sonë bëri një pritje musafirëve dhe njëherit drejtori Zejni Fejzullahu i njoftoi musafirët me ecurinë dhe historikun e shkollës si dhe me numrin e nxënësve, të paraleleve dhe drejtimeve profesionale që ekzistojnë në shkollë. Po ashtu ata u njohtën me problem të ndryshme me të cilat është ballafaquar shkolla që nga themelimi i saj deri në ditët e sotme.

Powered by Web Agency
Last Updated on Friday, 26 June 2015 18:02 Lexo më shumë...

Regjistrimit i nxënësve në vitin shkollor 2015/16

  • PDF

RregjistrimiNx1

Viti shkollor 2015/16 do të fillojë me 12 paralele në vitin e parë

  Gjatë takimit që patëm me kryeshefin e regjionit të Leskocit Tomislav Simonoviq me bashkëpunëtorë, e që kishte të bënte me planin e regjistrimit të nxënësve në vitin shkollor 2015/16, u dakorduam që në vitin e parë të regjistrohen 12 paralele me mësim në gjuhën shqipe në shkollën tonë.

Powered by Web Agency
Last Updated on Tuesday, 17 March 2015 20:31 Lexo më shumë...

Page 4 of 6