0123

Lajmet

Sot e vizitoi shkollën tonë këshilltarja e Ministrit të arsimit, Gabrijela Grujiq

  • PDF

Keshilltarja2

Këshilltarja e Ministrit të arsimit dual Gabrijela Grujiq, e shoqëruar nga Kryeshefja e regjionit të Leskocit për Arsim zonja Bojana Milenkoviq, sot vizitoi shkollën tonë.

Përfaqësueset e Ministrisë së Arsimit u pritën nga drejtori i shkollës z. Zejni Fejzullahu, nxënësit dhe punëtorët e shkolles, me çrast ato u njoftuan me kushtet në shkollë.

Powered by Web Agency
Last Updated on Tuesday, 18 October 2016 20:40 Lexo më shumë...

Me ftesë të presidentit të Republikës së Shqipërisë , një gupë nxënësish dhe arsimtarë vizituan shtetin shqiptar

  • PDF

Vizita Shqiperi 1Me ftesë të presidentit të Rëpublikës së Shqipërisë, shkëlqesisë së Tij z. Bujar Nishani, një gupë nxënësish dhe arsimtarë, vizituan shtetin shqiptar më 08-10.04.2016.

Pas vizitave të vendeve me rëndësi të veçantë historike, arkeologjike etj, patëm rastin të vizitojmë presidencën e shtetit shqiptar. Pritja e presidentit Nishani ishte shumë bujare, i cili na njoftoi me gjendjen e situatës momentale në Shqipëri dhe rajon. Ishte detajisht i njohur me problemet e shqiptarëve në Luginë.

Powered by Web Agency
Last Updated on Thursday, 26 October 2017 20:26 Lexo më shumë...

Nxënësit e shkollës realizuan një aksion në qytet

  • PDF

aksioni1Më datë 29 mars një grup i nxënësve të shkollës së mesme Sezai Surroi së bashku me mësimdhënësin e lëndës edukatë qytetare Feston Asani, realizuan një aksion në qytet përmes një pyetsori i cili kishte për qëllim në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve lidhur me stereotipet, paragjykimet dhe diskriminimin.

Fakti që jetojmë në një qytet ku jetojnë tre nacionalitete të ndryshme si shqipëtarë, serbë dhe romë, shoqë Pyetsori ishte përgatitur nga vet nxënësit në bashkpunim me mësimdhënësin e lëndës, cdo pyetsorë përbëhet nga disa pyetje në lidhje me këto veti negative në shoqërin tonë.

Powered by Web Agency
Last Updated on Monday, 11 April 2016 19:08 Lexo më shumë...

U organizua seminar dyditor për grupin e dytë të arsimtarëve

  • PDF

seminari2-2Ne shkollën e mesme më 19 dhe 20.03.2016 u organizua seminar dyditor me temën: "Metodat dhe teknikat e notimit të bazuara në kriteriume". Të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me çertifikata dhe u vlerësuan me 16 pikë. Vlenë të ceket se ky është seminari i dytë i organizuar në shkollë, të cilin e ndoqën 29 arsimtarë.

Powered by Web Agency
Last Updated on Friday, 01 April 2016 19:54 Lexo më shumë...

Profesorët e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës vizituan shkollën

  • PDF

UNS1Sot (03.03.2016) shkollën e mesme e vizitoi një delegacion i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës në përbërje Prof. Dr. Armen Kadriu, Prof. Dr. Muhamed Jusufi dhe Prof. Dr. Guximtar Rushani.

Musafirët u pritën nga drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu, i cili të pranishmit i njoftoi me historikun e shkollës, të arriturat e saj dhe problemet me të cilat ballafaqohemi.

Në shoqërim të musafirëve ishte edhe kryeshefi për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore Bajram Fejzullahu.Musafirët patën rastin të bisedojnë me maturantët dhe i njoftuan ata me kushtet e studimeve në Universitet.

Powered by Web Agency
Last Updated on Wednesday, 09 March 2016 22:01 Lexo më shumë...

Page 2 of 6