Postimet e fundit

Shih të gjitha postimet

Rreth nesh

Shkolla e mesme „Sezai Surroi“ është institucion i vetëm i shkollimit të mesëm në gjuhën shqipe në komunën e Bujanocit. Veprimtaria e kësaj shkolle ka filluar në Shtator të vitit 1968 në fshatin Tërnoc si paralele e ndarë e Gjimnazit të Preshevës.

Deri në ditët e sotit ka kaluar nëpër shumë sfida duke u zvogëluar e duke u rritur, e gjithashtu edhe duke ju ndryshuar edhe emri i saj.

Por, tani shkolla jonë radhitet ndër më të mirat dhe më bashkëkohoret në rajon me kushte shumë të mira për realizimin e procesit edukativo-arsimor.

Ajo edukon breza të rinjësh në mënyrë multidisciplinare, pasi si shkollë është e tipit të përzier, përmbanë edhe gjimnaz por edhe drejtime profesionale.

Play Video

Himni i shkollës

Shkolla jonë posedon:

Bibliotekë

të furnizuar me mijëra tekste mësimore për nxënësit dhe punëtorët e shkollës.

Fushën dhe sallën e sportit

për zhvillimin e lëmit të edukatës fizike dhe aktiviteteve tjera sportive.

Kabinete të kompjuterëve

për lëmin e informatikës si dhe lëndëve tjera në drejtime profesionale.

Punëtoritë

për realizimin e mësimit praktik në drejtimet profesionale të shkollimit 4-vjeçar dhe 3-vjeçar.

Për informacione shtesë mund të ...

E gjithashtu mund t'na gjeni edhe në ...

Stafi i punës

Shkolla në shifra

Nxënës
Paralele
Profile arsimore
Profesorë

Këshilla për nxënësit

Si të dukeni!

Rrobat që vishni flasin shumë për personalitetin tuaj. Ato pasqyrojnë shijen dhe stilin e çdo individi. Mënyra se si ju visheni i dërgoni të tjerëve porosinë se kush jeni, por gjithashtu edhe mund t'i shqetësoni.

Arta Maksuti
Psikologe

Mirësjellja

Është e lejuar që në sasi të mëdha të përdorni fjalët: ju lutem, më falni, faleminderit, urdhëroni. Në kombinim me buzëqeshje, para jush do të keni mundësi të pafundme. Provoni! Suksesin e keni të garantuar.

Zejni Fejzullahu
Profesor, ish-drejtor

Sugjerim

Nëse regjistroheni në shkollë të mesme, e udhës është edhe ta mbaroni atë. Andaj, duhet të jini i rregullt në vijim. Nëse keni vijim të rregullt, përfitimi më i madh është i juaji. Përmbajuni rregullave, do të shpërbleheni me sukses!

Bukurije Boriçi
Profesoreshë

Këshillat profesionale

Për organizim më profesional me rregullore të shkollës, nga ana e këshillit të arsimtarëve është e paraparë të ekzistojnë këshilla profesionale të profesorëve për lëmi të caktuara, edhe atë:

Nxënës që me sukses përfundojnë vitin
Nxënës që diplomojnë me sukses
Realizimi i planprogrameve mësimore
Mbarëvajtja e orëve mësimore dhe praktike

Revistë e nxënësve
"ZGJIMI RINOR"

Revistë e nxënësve të shkollës tonë, botohet në formë të shtypur, e gjithashtu e publikojmë edhe online.

Galeri e përzgjedhur

LAVDIA E SHKOLLËS TONË GJITHASHTU QËNDRON EDHE NË HISTORIKUN E SAJ!

Kemi partneritet me...

Kontakti me ne

    Shpërndaje në: