0123

Gjimnazi i përgjithshëm

gjimnazi

  Nëpër gjimnaze nxënësit përgatiten për shkollim te mëtutjeshëm nëpër fakultete dhe shkolla të larta të drejtimeve profesionale.

Gjimnazet ofrojnë arsimim të gjerë të përgjithshëm, shkollimi zgjatë katër vjetë – gjatë kësaj kohe mund të zbulohen apo të zhvillohen interesime për lëmi të caktuara. Shkuarja ne gjimnaz mundëson që të rishqyrtohet vendimi, që të arrihen njohuri të ndryshme dhe përvoja, e me ketë edhe të merret një vendim me i matur.

Drejtimet ne gjimnaz ofrojnë njohuri dhe përgatisin për regjistrim ne fakultete apo shkolla të larta të studimeve profesionale – p.sh.  për regjistrim në filozofik ,filologjik, në drejtësi, në fakultetin e shkencave politike , për regjistrim në fakultetin elektroteknik, matematikor-natyror, makineri, fakulteti biologjik, kimik, si dhe në shkollat e larta profesionale…

Mos harroni gjimnazi nuk aftëson për asnjë profesion. Nëse pas gjimnazit nuk kryeni ndonjë fakultet apo ndonjë shkolle te larte  te studimeve profesionale – është vështirë te punësoheni pa pasur ndonjë kualifikim plotësues – ndonjë kurs plotësues dhe diplome adekuate.

 

 

 

 

Powered by Web Agency
Share
Last Updated on Friday, 10 May 2013 22:16