0123

Automekanik

  • PDF

Automekaniku pas përfundimit të shkollimit trevjeçar kryen mirëmbajtjen  dhe kujdeset për evitimin e defekteve të automjeteve motorike. Kontrollon  gjendjen në të cilën ndodhet automjeti dhe konstaton shkakun e defektit.  Rregullimin e automjetit kryesisht e bënë me zëvendësimin e pjesës së dëmtuar të motorit, të sistemit frenues, sistemit drejtues dhe sistemeve tjera të automjeteve motorike. Përvec kësaj bënë mirëmbajtjen edhe të pajisjeve tjera të automjeteve sic janë kontrollimi i funksionalitetit të automjetit pas ndërrimit të pjesëve dhe automjetit në tërësi.  Mund të punojë në auto-servise dhe në punëtoritë  e ndërmarrjeve të cilat kanë parkun per automjete. Atëherë rregullon lloje të ndryshme të automjeteve, ndërsa në fabrika për prodhimin e automjeteve punon punë të specializuar për pjesën e caktuar dhe llojin e automjetit. Mund të punojë në rregullimin e auto-pjesëve. Punon, sipas rregullave, në ambient të mbyllur.

 

          

Powered by Web Agency
Share
Last Updated on Tuesday, 17 April 2012 15:10