0123

Teknik i makineris për konstruktim me kompjuter

teknik i makinerise

Profili arsimor Teknik i makinerisë për konstruktim me kompjuter është një ndër profilet më të popullarizuara për t'u regjistruar nxënësit.

Ky profil arsimor bënë pjesë në grupin e profileve më bashkohore të drejtimit të makinerisë. Me zhvillimin e informatikës dhe me përdorimin e kompjuterëve ne faza të ndryshme të projektimit, dizajnimit dhe konstruktimit të detaleve te makinave dhe konstruksioneve, si dhe me përdorimin e teknologjive kompjuterike nëpër faza të ndryshme të përpunimit të prodhimeve të gatshme, është paraqitur nevoja për teknik te drejtimit të makinerisë të cilët aftësohen për:

- Modelimin e elementeve makinerike standarde dhe jostandarde,

- Modelimin e tërësive makinerike dhe konstruksioneve,

- Rregullimin e dokumentacionit teknik,

- Procesin e formësimit dhe definimit teknik të elementeve makinerike dhe konstruksioneve,

- Modelimin e veglave për stancim dhe shpim,

- Modelimin e reduktorit njëshkallësh dhe shumeshkallësh,

- Modelimin e veglave për derdhje dhe përpunim me defotmim plastik,

- Shfrytëzimin aktiv të kompjuterit gjatë përpunimit të llogaritjeve.

Pakot programore bashkohore mundësojnë projektimin e konstruksioneve makinerike shumë më lehtë se deri më tani gjatë tërë historisë së industrisë makinerike.

Gjatë modelimit shfrytëzohen pako programuese të ndryshme mes të cilave përdoret Pro/DESKTOP 8.0, Auto Cad apo ndonjë program tjetër aplikativ, nxënësve ju afrohen mundësi që pas kryerjes së shkollës së mesme aktivisht të kyçen në procesin e përpunimit dhe në ndërmarrjet e e drejtimeve makinerike bashkohore apo t'i vazhdojnë studimet në ndonjërin nga fakultetet e ndryshme, siç janë fakulteti i makinerisë, arkitekturës, nderimtarisë, komunikacionit, gjeodezisë, matematikës, shkencave kompjuterike etj.

Shkolla e mesme "Sezai Surroi" posedon disa kabinete me pajisje bashkohore për konstruktim me kompjuter me pajisjet e domosdoshme për llogaritje me kompjuter.

Shkarko Punimin Praktik në Garat e Makinerisë Pdf1

Powered by Web Agency
Share