0123

Motër Medicinale - Teknik medicinal

  • PDF

MoterMedicinaleTeknik

 

Pas përfundimit te këtij drejtimi, nxënësi do të aftësohet për aplikimin e të gjitha njohurive të mara më parë si:

-    promovimin shëndetësor;

-   edukimin shëndetësor, që ka mjaft rol të rëndësishëm në sjelljen  adekuate dhe përgjegjësin e individit    për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit, që do të thotë se aftësohen për preventivën(parandalimin) e sëmundjeve të ndryshme, sepse nuk thuhet kot që “Sëmundja shumë më lehtë parandalohet se sa shërohet”;

-   aplikimin e barnave të ndryshme në rrugë te ndryshme si  (dhënien e injekësioneve, infuzioneve etj)

-   lidhjen dhe pastrimin e disa plagëve të ndryshme

-   kujdesin e të sëmurit si në shtëpi ashtu edhe nëpër organizata shëndetësore si në: shtëpi të shëndetit, spitale te ndryshme etj .

 

   Pra nxënësit pas përfundimit të shkollës së mesme të mjekësisë marrin te gjitha njohurit baze lidhur me  shëndeti. Hapjes së këtij drejtimi të mjekësisë iu jane gëzuar të gjithë, sepse shumë vite me radhë, shumë nxënës kanë udhëtuar  prej Bujanocit dhe fshatrave për rreth,   në shkollat e mesme të Gjilanit apo Prishtinës, vetëm e vetëm për t’a vazhduar këtë drejtim, sepse pa diskutim vlera më e madhe e njeriut është shëndeti. Në kuadër të shkollës së mesme të mjekësisë,  funksionon edhe kabineti i mjekësisë, që është i pajisur me të gjitha mjetet bazë për kryerjen e ushtrimeve të ndryshme me nxënësit, vetëm e vetëm për t’u aftësuar ata, por aftësitë lidhur me këtë profesion ata i marrin edhe  gjatë kryerjes së praktikës si në shtëpi të shëndetit në Bujanoc, ashtu edhe nëpër spitalet e Vrajës…


Shiko fotot e drejtimit të mjeksisë këtu

Powered by Web Agency
Share
Last Updated on Sunday, 23 February 2014 19:36