0123

Shkolla e mesme Sezai Surroi - Bujanoc

Ndarja e diplomave në mënyre solemne për vitin shkollor 2014/2015‏

NdarjaeDiplomave2015

Diplomoi gjenerata e 45 e maturantëve në shkollën e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc

    Pas nje vijimi katër vjeçar, përkatësisht trevjeçar, sot ( 19,06,2015) është bërë ndarja solemne e diplpmave gjeneratës së 45 të maturantëve të shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc.

Nga gjithësejt 301 maturantë me shkallë të katërt të pesë drejtimeve (gjimnazi i përgjithshëm, ekonomia, makineria, elektroteknika dhe mjekësia) dhe 39 maturantëve me shkallë të tretë të tri drejtimeve (tregtia, makineria dhe elektroteknika), me diploma u pajisën 249 maturantë me shkallë të katërt dhe 29 maturantë me shkallë të tretë.

Powered by Web Agency
Lexo më shumë...

Një vizitë në shkollën e mesme “Sezai Surroi” nga Komisioni për Arsim i Republikës së Kosovës

 KARKosoves1 

 Më datë 10.03.2015 shkollën tonë e vizitoi Komisioni për Arsim i republikës së Kosovës i udhëhequr nga zotëri Nait Hasani, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës me bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast drejtoria e shkollës sonë bëri një pritje musafirëve dhe njëherit drejtori Zejni Fejzullahu i njoftoi musafirët me ecurinë dhe historikun e shkollës si dhe me numrin e nxënësve, të paraleleve dhe drejtimeve profesionale që ekzistojnë në shkollë. Po ashtu ata u njohtën me problem të ndryshme me të cilat është ballafaquar shkolla që nga themelimi i saj deri në ditët e sotme.

Powered by Web Agency
Lexo më shumë...

Vizitë e delegacionit të KNSH-së në shkollën tonë

KNSH1

Më 22.01.2015 shkollës sonë i bëri vizitë kryetari i KNSH  Jonuz Musliu. Ishte një vizitë miqësore me karakter informativ për t'u informuar me problemet të cilat i kemi e që janë pjesë e ingerencave të KNSH -së. Kryetari Musliu u njoftua detajisht me problemet të cilat në vazhdimësi e përcjellin arsimin shqip në Luginë. Problemi më i madh është mungesa e komplet teksteve mësimore në gjuhën shqipe për shkolla të mesme.

Powered by Web Agency
Lexo më shumë...

Profesorët e shkollës së mesme vizituan Stambollin

stamboll1

     Gjatë mini pushimit vjeshtor, kolektivi i shkollës së mesme vizitoi Stambollin. Nisja nga Bujanoci u bë më 7 Nëntor 2014. Pas shumë vitesh, kjo ishte një vizitë e këndshme me ç'rast u vizituan objekte të çmueshme në metropolin e Turqisë.

Powered by Web Agency
Lexo më shumë...

Vizita e Ambasadorit të Finlandë

Vizitë nga Ambasadori i Finlandes

 Sot më 07.02.2014, shkollën tonë e vizitoi Ambasadori i Finlandës në Beograd, shkëlqesia e tij Pekka Orpina. Në shoqërim të Ambasadorit ishin edhe kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, drejtori i Qendrës Regjionale Aleksandar Popov dhe kryeshefi për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore Bajram Fejzullahu. Musafirët u pritën nga drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu me stafin e shkollës, i cili ata i njoftoi me kushtet në të cilat punojnë mbi 1300 nxënës. Ambasadori gjithashtu u njoftua me kërkesat tona për përmirësimin e cilësisë së mësimit siç janë sigurimi i kabineteve, pastaj zgjidhja e problemit të teksteve mësimore me mësim në gjhën shqipe, etj.

Powered by Web Agency
Lexo më shumë...

Dita e shkollës së mesme Sezai Surroi

dita eshkolles 22Bujanoc, 9 maj - Me një sërë aktivitetesh dhe manifestime të ndryshme kulturo-artistike të organizuara nga mësimdhënësit e nxënësit e kësaj vatre arsimore, të premten, në Shtëpinë e Kulturës është shënuar Dita e shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc.

Në shënimin e kësaj dite të vatrës së diturisë së kësaj komune, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit institucionalë të kësaj komune të prirë nga prefekti i saj, Nagip Arifi, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës, Jonuz Musliu, njëherësh dhe kryetar i asamblesë komunale, përfaqësuesi i OSCE-së, veteranë të arsimit, përfaqësues fetarë dhe drejtorë të shkollave, si dhe mësimdhënës dhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të komunës sonë.

Powered by Web Agency
Lexo më shumë...

Regjistrimit i nxënësve në vitin shkollor 2015/16

RregjistrimiNx1

Viti shkollor 2015/16 do të fillojë me 12 paralele në vitin e parë

  Gjatë takimit që patëm me kryeshefin e regjionit të Leskocit Tomislav Simonoviq me bashkëpunëtorë, e që kishte të bënte me planin e regjistrimit të nxënësve në vitin shkollor 2015/16, u dakorduam që në vitin e parë të regjistrohen 12 paralele me mësim në gjuhën shqipe në shkollën tonë.

Powered by Web Agency
Lexo më shumë...

U pensionua drejtori i shkollës Xhevat Fejzullahu

dretori3 

Pas nje periudhe 40 vjeçare, më 20.06.2014 u pensionua drejtori i shkollës Xhevat Fejzullahu, me ç'rast u organizua një mbledhje solemne nga kolektivi i shkollës. Fjalën e rastit e mbajti drejtori i porsazgjedhur Zejni Fejzullahu, i cili foli për veprën dyzetvjeçare të profesor Xhevatit. Ai me këtë rast ceku kujtimet si nxënës i profesor Xhevatit, si kolegë shumëvjeçar i tij dhe si udhëheqës i shkollës, për të cilin tha se ishte shumë i përgatitur si mësimdhënës ku përcolli shumë gjenerata. Shumë profesorë që sot punojnë në shkollën tonë, ishin nxënës të profesor Xhevatit. Ai edhe si drejtor i shkollës në periudhën 2005-2009 u tregua shumë i suksesshëm. Në at periudhë u vu gurë themeli i objektit të ri shkollor, më moderni në regjion.

Powered by Web Agency
Lexo më shumë...

Dita e shkollës së mesme ''Sezai Surroi"

Shaban Xheladini dhe te tjeret

   Me një sërë aktivitetesh dhe manifestime të ndryshme kulturo-artistike të organizuara nga mësimdhënës e nxënës, të Premten me datë 09.05.2014, është shënuar Dita e shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc. Në shënimin e kësaj dite ishin të pranishëm edhe përfaqësues institucionalë dhe politikë të Luginës, përfaqësues të Trupit Koordinues, përfaqësues të familjes Xheladini, përfaqësues i Bashkësisë islame, motra e Sezai Surroit, Hadije Morina si dhe veteran të arsimit. Në këtë manifestim ishte prezent edhe mysafirja speciale, zëvendës ministre e Ekonomisë dhe Zhvillimit të Republikës së Shqipërisë, zonja Brunilda Paskali.

Powered by Web Agency
Lexo më shumë...

Vizitë nga studentët dhe profesorët e Universitetit publik të Gjilanit

Vizita nga Univerziteti i Gjilanit

  Ishte kënaqësi e veçantë të pritësh më se 100 studentë dhe profesorë të Universitetit publik "Haxhi Zeka" në Gjilan, të udhëhequr nga dekani i Fakultetit juridik Flamur Hyseni.

Qëllimi i vizitës ishte miqësor. Musafirët u pritën nga drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu dhe personeli arsimor. Ata u njoftuan nga udhëheqësia e shkollës me kushtet në shkollë dhe me planet në të ardhmen.

Powered by Web Agency
Lexo më shumë...

Page 3 of 4