Të ruajmë të kaluarën, të kemi të ardhmen! – (Foto & Video)

Sot, nxënësit dhe profesorët e historisë të shkollës së mesme ”Sezai Surroi” realizuan dy aktivitete të planifikuara për nderë të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.

Aktiviteti i parë u zhvillua në Shtëpinë e Kulturës në prezencë të mediave lokale dhe shumë nxënësve, prindërve dhe qytetarëve, kushtuar Mësuesit si shtyllë e brezave arsimore duke ekspozaur një kolazh fotografishë të personaliteteve që kontribuan në përhapjen e dijes ndër gjenerata të shumta. Programin e përgaditur e hapën në ora 10 moderatoret Fatlinda Veliu dhe Albina Avdili, të cilat me shumë finesë e udhëhoqën atë. Historikun e rrrugëtimit të shkollës shqipe e elaboroi profesor Muhamed Jashari, fjalë përshëndetëse paraqiti edhe drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu, i cili përgëzoi grupin e nxënësve të kulturës dhe historisë për këtë pregaditje të vlefshme për Mësuesin dhe trashëgiminë tonë të rajonit. Moderatorja faleminderoi edhe drejtorin e Shtëpisë së kulturës i cili siguroi hapësirën e duhur për ta realizuar këtë ngjarje. Ecurinë e aktivitetit të grupit entuziast të nxënësve e paraqiti profesori Gëzim Selimi dhe në fund të pranishmit me një intetersim të veçant me shumë kënaqësi shikuan ekspozitën në fjalë.

Pjesa e dytë e organizimit të manifestimit për Ditën e Mësuesit në ambientet e shkollës së mesme ”Sezai Surroi” në orën 13 në prezencë të profesërve dhe nxënësve me të njejtin kolazh të fotografive u hap muzeu i shkollës me moton ”Të ruajmë të kaluarën, të kemi të ardhmen”, i cili kishte në rafte shumë artefakte të kaluarës sonë e që ato ishin përdorur për destinime të ndryshme. Në fund u organizau një koktej rasti për të gjithë të pranishmit.

Shpërndaje në: