Postimet e fundit
Teknologjia në shërbim të mësimdhënies!
Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për OSBE-në për organizimin e seminarit mbi inteligjencën artificiale në procesin e mësimdhënies. Ky seminar përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të arsimit dhe […]
Rezultate solide të nxënësve të shkollës sonë në garat nga lënda e Biologjisë
Sot, më 21.03.2025, e shtunë, nxënësit tanë ishin pjesëmarrës në garat e Rajonit të Pçinjës në lëndën e Biologjisë, të cilat u mbajtën në qytetin e Vranjës. Në përcjellje të […]
Orë e përbashkët mësimore të nxënësve tanë dhe të shkollës së mesme profesionale “Shën Sava” nga Bujanoci
Sot, ne shkollën tonë u zhvillua një orë e përbashkët mësimore me nxënësit nga shkollat e mesme “Sezai Surroi” dhe “Shën Sava” në Bujanoc. Ora mësimore u mbajt në lëndën […]
Fillon trajnimi i nxënësve në fushën e teknologjive të informacionit
Në kuadër të fillimit të zbatimit të projektit inovativ, të mbështetur nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon dhe i monitoruar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Serbi, sot […]
Nxënësit tanë në shkëmbim interkulturor në Zvicër!
Nga 14 deri më 29 tetor 2025, nxënësit e shkollës sonë, së bashku me profesoreshën Jelena, morën pjesë në një shkëmbim interkulturor në Zvicër, në kuadër të projektit “Qyteti ynë, […]
Kolektivi i Shkollës së Mesme “Sezai Surroi” realizoi një ekskursion treditor në Shqipëri
Kolektivi i Shkollës së Mesme “Sezai Surroi” realizoi një ekskursion treditor në Shqipëri, me destinacion qytetet Pogradec, Voskopojë, Korçë dhe Tiranë.
Rreth nesh
Shkolla e mesme „Sezai Surroi“ është institucion i vetëm i shkollimit të mesëm në gjuhën shqipe në komunën e Bujanocit. Veprimtaria e kësaj shkolle ka filluar në Shtator të vitit 1968 në fshatin Tërnoc si paralele e ndarë e Gjimnazit të Preshevës.
Deri në ditët e sotit ka kaluar nëpër shumë sfida duke u zvogëluar e duke u rritur, e gjithashtu edhe duke ju ndryshuar edhe emri i saj.
Por, tani shkolla jonë radhitet ndër më të mirat dhe më bashkëkohoret në rajon me kushte shumë të mira për realizimin e procesit edukativo-arsimor.
Ajo edukon breza të rinjësh në mënyrë multidisciplinare, pasi si shkollë është e tipit të përzier, përmbanë edhe gjimnaz por edhe drejtime profesionale.
Himni i shkollës
Shkolla jonë posedon:
Bibliotekë
të furnizuar me mijëra tekste mësimore për nxënësit dhe punëtorët e shkollës.
Fushën dhe sallën e sportit
për zhvillimin e lëmit të edukatës fizike dhe aktiviteteve tjera sportive.
Kabinete të kompjuterëve
për lëmin e informatikës si dhe lëndëve tjera në drejtime profesionale.
Punëtoritë
për realizimin e mësimit praktik në drejtimet profesionale të shkollimit 4-vjeçar dhe 3-vjeçar.
Për informacione shtesë mund të ...
E gjithashtu mund t'na gjeni edhe në ...
Stafi i punës
Shkolla në shifra
Këshilla për nxënësit
Si të dukeni!
Rrobat që vishni flasin shumë për personalitetin tuaj. Ato pasqyrojnë shijen dhe stilin e çdo individi. Mënyra se si ju visheni i dërgoni të tjerëve porosinë se kush jeni, por gjithashtu edhe mund t'i shqetësoni.
Mirësjellja
Është e lejuar që në sasi të mëdha të përdorni fjalët: ju lutem, më falni, faleminderit, urdhëroni. Në kombinim me buzëqeshje, para jush do të keni mundësi të pafundme. Provoni! Suksesin e keni të garantuar.
Sugjerim
Nëse regjistroheni në shkollë të mesme, e udhës është edhe ta mbaroni atë. Andaj, duhet të jini i rregullt në vijim. Nëse keni vijim të rregullt, përfitimi më i madh është i juaji. Përmbajuni rregullave, do të shpërbleheni me sukses!
Këshillat profesionale
Për organizim më profesional me rregullore të shkollës, nga ana e këshillit të arsimtarëve është e paraparë të ekzistojnë këshilla profesionale të profesorëve për lëmi të caktuara, edhe atë:
Revistë e nxënësve
"ZGJIMI RINOR"
Revistë e nxënësve të shkollës tonë, botohet në formë të shtypur, e gjithashtu e publikojmë edhe online.
LAVDIA E SHKOLLËS TONË GJITHASHTU QËNDRON EDHE NË HISTORIKUN E SAJ!
Kemi partneritet me...












