Postimet e fundit
Shpërblehen nxënësit e paraleleve të dalluara me një udhëtim njëditorë në qytetin e Prizrenit dhe të Prishtinës
Më datë 16 nëntor (e shtunë) 2024, u realizua udhëtimi njëditorë me qëllim shpërblimin e nxënësve të dalluar gjatë vitit shkollor 2023/24. Nxënësit e klasës II-2 (drejtimi i përgjithshëm) me […]
Seminar me temën: “Si të kuptojmë më mirë sjelljen dhe nevojat emocionale të fëmijëve dhe adoleshentëve”
Sot në shkollën tonë u mbajtë seminari me arsimtarë me temën “Si të kuptojm më mirë sjelljen dhe nevojat emocionale të fëmijëve dhe adoleshentëve”. Mësimdhënësit patën mundësinë për të mësuar […]
Shkolla jonë mirëpret një delegacion nga Bursa e Turqisë
Shkolla jonë pati nderin të mirëpresë një delegacion nga Bursa e Turqisë, i përbërë nga tetë anëtarë, përfshirë drejtues të lartë të arsimit dhe përfaqësues të shkollave binjak, edhe atë: […]
Shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor
Sot, në shkollën tonë u shënua Dita Botërore e Shëndetit Mendor, si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për çështje të shëndetit mendor. Nxënësit tanë në bashkëpunim me psikologun e […]
Java e fëmijëve kremtohet nga nxënësit tanë s’bashku me nxënësit e shkollës “Shën Sava”
Në kuadër të Javës së Fëmijëve, e cila kremtohet nën sloganin “Unë jam fëmijë, kam një plan: Toleranca dhe dashuria për çdo ditë”, nxënësit e shkollës sonë së bashku me […]
Fiorentina Abazi del e dyta në garën e Business Challenge
Faleminderit Junior Achievements për ftesën drejtuar shkollës dhe nxënësve tanë për të marrë pjesë në garën “Sfida e Biznesit – Business Challenge”, e mbajtur në Leskoc, ku konkurruan 115 nxënës […]
Rreth nesh
Shkolla e mesme „Sezai Surroi“ është institucion i vetëm i shkollimit të mesëm në gjuhën shqipe në komunën e Bujanocit. Veprimtaria e kësaj shkolle ka filluar në Shtator të vitit 1968 në fshatin Tërnoc si paralele e ndarë e Gjimnazit të Preshevës.
Deri në ditët e sotit ka kaluar nëpër shumë sfida duke u zvogëluar e duke u rritur, e gjithashtu edhe duke ju ndryshuar edhe emri i saj.
Por, tani shkolla jonë radhitet ndër më të mirat dhe më bashkëkohoret në rajon me kushte shumë të mira për realizimin e procesit edukativo-arsimor.
Ajo edukon breza të rinjësh në mënyrë multidisciplinare, pasi si shkollë është e tipit të përzier, përmbanë edhe gjimnaz por edhe drejtime profesionale.
Himni i shkollës
Shkolla jonë posedon:
Bibliotekë
të furnizuar me mijëra tekste mësimore për nxënësit dhe punëtorët e shkollës.
Fushën dhe sallën e sportit
për zhvillimin e lëmit të edukatës fizike dhe aktiviteteve tjera sportive.
Kabinete të kompjuterëve
për lëmin e informatikës si dhe lëndëve tjera në drejtime profesionale.
Punëtoritë
për realizimin e mësimit praktik në drejtimet profesionale të shkollimit 4-vjeçar dhe 3-vjeçar.
Për informacione shtesë mund të ...
E gjithashtu mund t'na gjeni edhe në ...
Stafi i punës
Shkolla në shifra
Këshilla për nxënësit
Si të dukeni!
Rrobat që vishni flasin shumë për personalitetin tuaj. Ato pasqyrojnë shijen dhe stilin e çdo individi. Mënyra se si ju visheni i dërgoni të tjerëve porosinë se kush jeni, por gjithashtu edhe mund t'i shqetësoni.
Mirësjellja
Është e lejuar që në sasi të mëdha të përdorni fjalët: ju lutem, më falni, faleminderit, urdhëroni. Në kombinim me buzëqeshje, para jush do të keni mundësi të pafundme. Provoni! Suksesin e keni të garantuar.
Sugjerim
Nëse regjistroheni në shkollë të mesme, e udhës është edhe ta mbaroni atë. Andaj, duhet të jini i rregullt në vijim. Nëse keni vijim të rregullt, përfitimi më i madh është i juaji. Përmbajuni rregullave, do të shpërbleheni me sukses!
Këshillat profesionale
Për organizim më profesional me rregullore të shkollës, nga ana e këshillit të arsimtarëve është e paraparë të ekzistojnë këshilla profesionale të profesorëve për lëmi të caktuara, edhe atë:
Revistë e nxënësve
"ZGJIMI RINOR"
Revistë e nxënësve të shkollës tonë, botohet në formë të shtypur, e gjithashtu e publikojmë edhe online.