Ndarja solemne e diplomave të maturantëve

Ndarja solemne e diplomave për nxënësit maturantë në shkollën tonë tani më vetëm është bërë traditë në çdo fundvit. Kësisoji u veprua edhe në këtë vit shkollor, në një solemnitet modest në palestrën sportive të shkollës tonë u organizua ceremonia e ndarjes së diplomave dhe mirenjohjeve për nxënësit maturantë të dalluar.

Në fillim, një fjalë përshëndesëse kishte drejtori i shkollës me një fjalim të shkurtër, me të cilin ju uroj maturantëve diplomimin e suksesshëm dhe i dëshiroj suksese në sfidat e jetës. Gjithashtu, na gëzoi me informacionet pozitive për shëndetin e nxënësve që u lënduan në aksident komunikacioni  në ditën para mbrëmjes së maturës.

Përgëzimeve për suksese të mëtutjeshme për maturantët patën edhe kujdestarët e tyre, e me nga një fjalë rasti maturantëve ju drejtuan prof. Hisen Saqipi, kujdestari i paraleles IV1, prof. Mehmet Dalipi, kujdestari i paraleles IV3, si dhe prof. Izeir Islami, kujdestar i paraleles IV6.

Në fund, maturantëve të dalluar ju ndanë mirënjohje. Këta janë maturantët e shpërblyer:

  • IV1 – Leoneta Fetahu dhe Arbresha Sabedini
  • IV2 – Rita Halimi
  • IV3 – Mimoza Ahmeti
  • IV4 – Edona Abdullahu dhe Vanesa Shabani
  • IV5 – Hylja Ahmeti dhe Haki Shabani
  • IV8 – Blend Pajaziti
Shpërndaje në: