Të nderuara kolege dhe kolegë,
Nga 18 janari deri më 2 prill të këtij viti, u mbajtën 52 ditë mësimore nga gjysmëvjetori i dytë, nga gjithsej 107 për klasën I, II dhe III dhe 87 për klasën IV të drejtimit të gjimnazit, përkatësisht 92 ditë për drejtimet profesionale. Nga këto, 32 ditë mësimore ishin drejtpërdrejt në shkollë dhe 20 ditë mësim në distancë. Prandaj, kanë mbetur edhe 35 ditë mësimore për nxënësit e klasave të katërta, që përfundojnë më 25 maj, ndërsa 40 ditë pë rata që përfundojnë më 01.06.2021. Për nxënësit e klasave I, II dhe III, gjysmëvjetori i dytë zgjatë edhe 55 ditë, deri të martën, 22 qershor.
Meqenëse, siç mund ta shihni vetë, situata epidemiologjike është e pasigurtë dhe nuk ka indikacione se do të kthehemi në modelin e kombinuar të mësimdhënies direkte në shkollë, ne duhet të shohim detyrimet në periudhën e ardhshme.
Para së gjithash, të gjithë duhet të analizojnë zbatimin e planprogramit, dmth. për të përcaktuar nëse në periudhën vijuese, deri në fund të gjysmëvjetorit të dytë, do të realizohet planprogrami dhe fondi vjetor i orëve. Nëse ka probleme dhe lëndë te të cilat ka mangësi, na kontaktoni personalisht për të zgjidhur situata të tilla së bashku.
Sa i përket notimit, është e rëndësishme që numri i notave që nxënësit duhet të kenë në një gjysmvjetor me ndonjë teknikë kontrolli, të mos jenë katër nota ashtu siç kërkohet me rregullore mbi notimin e nxënësve, dmth. mund të jenë më pak se katër nota.
Gjithashtu, në msimin në distancë, ju mund dhe duhet të vlerësoni nxënësit në mënyrë formative, por për vlerësimin përfundimtar, theksohet veçanërisht në udhëzimet e Ministrit të Arsimit nga 12 Marsi 2021, se jeni “… autonom në vlerësimet e planifikimit … dhe se vendosni vetë nëse hartimet me shkrim mund të realizohen përmes mësimit në distancë”. Në atë kuptim, ju vendosni dhe merrni përgjegjësi për të, dhe që nga 30 Marsi, ne kemi siguruar kushtet pandemike që nxënësit të vijnë në shkollë për t`u përgjigjur me gojë ose me shkrim në vlërësimin e njohurive të tyre. Veçanërisht theksoj se është rreptësisht e ndaluar që me vëtë iniciativë t`I ftoni nxënësit për të bërë vlerësimin e tyre me gojë ose hartimin me shkrim pa e njoftuar drejtorinë me gojë ose me shkrim. Nga kjo është e qartë se Ministria e Arsimit ka qëndrim që notimi duhet të bëhet në shkollë, drejtpërdrejt për të gjithë nxënësit, në parim, ndërsa notimi sumativ përmes mësimit në distancë është i veçantë, ku ju jeni autonom të vendosni
Prandaj, ju kujtoj rregullat e vlerësimit dhe arsyetimit që ne kemi vendosur në vitin paraprak të punës në këto kushte të pazakonta:
- Propozimi i notës përfundimtare, assesi nuk mund të bëhet vetëm nga 1 notë për një gjysmëvjetor, domethënë nga 2 nota gjatë vitit shkollor, por s`paku 2 nota në gjysmëvjetor, domethënë 4 nota gjatë vitit shkollor. Gjithashtu duhet të jetë i realizuar i tërë planprogrami;
- Të gjitha notat e mbyllura duhet t`i arsyetohen nxënësve, duke paraparë se të gjitha notat e marra gjatë vitit shkollor merren sit ë barabarta dhe aty ku ka mundësi të parashihet përmirësimi;
- Ndërsa për nxënësit që nuk përmbushin detyrimet e tyre dhe shmangin testimin e njohurive të tyre në shkollë, ju i lini ata në provimin e klasës sipas vendimit të këshillave të klasës. Për atë provim të klasës, nxënësit mund të përgjigjen në të gjithë materialin dhe nota që marrin është përfundimtare për atë lëndë, dhe nëse nuk paraqiten, atëherë vlerësohet nota e pamjaftueshme (1). E themi këtë, duke marrë parasysh që disa nga ju jeni ankuar se një pjesë e nxënësve nuk po i përmbushin detyrimet e tyre. Pavarësisht nga gjithçka, ne duhet të ndjekim këto udhëzime dhe t’i paralajmërojmë nxënësit për këtë në kohë dhe të mos lejojmë që të barasvlerësojmë dijen dhe mosdijen, sepse të gjithë do të kemi si pasojë vlerësimin e punës tuaj. Ju vazhdimisht të keni parasysh ata nxënës që kryejnë rregullisht dhe në mënyrë korrekte detyrat e tyre, dhe këta të tjerët kanë të drejtë ta bëjnë këtë. Ne i edukojmë nxënësit çdo ditë, por gjithashtu i edukojmë edhe kur nuk bëjmë vlerësim pa përgjigje të nxënësve.
Planifikojmë, këshillat e klasave të klasave I, II, III dhe IV do të jenë në 14 dhe 15 Prill dhe ne planifikojmë që këto mbledhje t`i mbajmë në shkollë, si zgjidhje më e mirë, por nëse kemi përkeqësim të situatës atëherë mbledhjet mbahen me platformën ZOOM. Për mbledhjen e Kolegjiumit pedagogjik dhe të Këshillit të arsimtarëve do të njoftoheni me kohë.
Gjithashtu, nëse ekziston ndonjë mundësi për t’u kthyer në modelin e kombinuar të mësimdhënies në shkollë, ne do të përpiqemi të organizojmë mësim për nxënësit e klasëve të katërta në mënyrë që, të paktën 4-5 javë të fundit të jenë të gjithë nxënësit. Ekziston tashmë një plan i përpunuar për këtë, por nuk varet vetëm nga ne. Në çdo rast, nëse ajo mundësi hapet, së pari do të organizohet një takim me kujdestarët e klasëve të 4-ta dhe kryetarin e Këshillit të klasëve të 4-ta.
Ju e dini se sa kontrollime janë bërë në kohët e fundit. Kur ju punoni, edhe nxënësit të japin kontributin e tyre.
Në fund urojmë që sa më parë t`i kthehemi normalitetit dhe të vazhdojmë me detyrat dhe obligimet tona të përditshme.
Drejtori i shkollës:
Zejni Fejzullahu