Në mënyrë solemne u bë ndarja e diplomave për gjeneratën e 52-të të maturantëve. Në një ceremoni solemne, në prezencë të kujdestarëve të klasës dhe stafit udhëheqës të shkollës u bë ndarja e diplomave për maturantët.
Në fjalën përshëndetëse, drejtori Admir Nazifi, i uroi maturantëve diplomimin e tyre, duke i falënderuar ata për angazhimin në procesin edukativo-arsimor, për sjelljen shembullore dhe nivelin e lartë të kulturës që treguan gjatë shkollimit të mesëm.
Në fund drejtori i shkollës i dëshiroi atyre suksese në studime dhe në profesionet që do të ushtrojnë, shëndet dhe lumturi në jetë! U ndanë edhe mirënjohje për maturantët të cilët promovuan shkollën në fusha të ndryshme.
Në bazë të propozimit të prof. të artit Avni Zairit, nxënëset: Vlera Sabedini dhe Arina Selimi morën mirënjohje për promovimin e shkollës në fushën e artit. Në bazë të propozimit të bibliotekës prof. Feride Adili mirënjohjen për Lexuesen e vitit e mori nxënësia, Doruntina Saqipi.