Drejtori i Shkollës
- ZEJNI FEJZULLAHU
- Profesor në lëmin e makinerisë
- 25 Maj 1961
- Tërnoc i Madh 17528, Bujanoc
- 063 / 86 68 138
- zejnifejzullahu@hotmail.com
- facebook.com/zejni.fejzullahu
- Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës
Zejni Fejzullahu i lindur në vitin 1961, vjen nga fshati Tërnoc i Madh, komuna e Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme teknike në Bujanoc. Ka studiur në fakultetin e Makinerisë në Universitetin e Prishtinës, ku u diplomua në vitin 1986.
Pasi nuk pati mundësi të punësohej në profesion, filloi punën në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc më 01.09.1985.
Në shkollë ka kryer detyra me përgjegjësi nga më të ndryshmet. Ka qenë kryetar i pleqësisë së shkollës në periudhën 1990-1992, Anëtar i Këshillit të shkollës ishte më 2001-2005.
Ka qenë këshilltar komunal në periudhën 2006-2008.
Në periudhën 2010-2013 ishte kryetar i Komisionit për Arsim gjatë përbërjes së parë të Këshillit Nacional të Shqiptarëve. Gjatë kësaj periudhe u siguruan shumë tekste shkollore për nxënësit e shkollave fillore me mësim në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës.
Ndihmës drejtor ishte në vitin shkollor 2009/10.
Në përbërjen e dytë të Këshillit Nacional u emërua zëvendës kryetar i KNSH-së, mirëpo për shkak obligimeve tjera, me vetdëshirë u lirua nga ky funksion. Ushtroi detyrën e kryetarit të Komisionit për Arsim në periudhën 2014-2017.
Ushtrues i detyrës së drejtorit të shkollës u zgjodh më 2013, funksion të cilin e ushtroi deri në qershor të vitit 2014. Përsëri në dhjetor të vitit 2014 u zgjodh ushtrues i detyrës së drejtorit të shkollës, ndërsa në maj të vitit 2015 zgjidhet Drejtor me mandat katërvjeçar.
Mandati i radhës katërvjeçar me ligjin e ri llogaritet mandati i parë, të cilin si drejtor e mori në maj të vitit 2019.
Është autor i librit “Analizë e suksesit dhe vijimit 2012/13 deri 2019/20” i botuar në vitin 2021.