Ekonomi, drejtësi dhe administratë
Në kuadër të drejtimit Ekonomi, drejtësi dhe administratë përkatësisht në sferën e punës së Ekonomisë në shkollën tonë ekzistojnë profilet arsimore Teknik i Kontabilitetit Financiar si dhe Administrator Financiar, të cilët përgatisin kuadro për punë në administratë, por edhe për shkollim të mëtutjeshëm në fakultete të ndryshme, si p.sh. fakulteti ekonomik, juridik, administrim biznesi… por edhe në fakultete tjera.
TEKNIK I KONTABILITETIT FINANCIAR
Tekniku i kontabilitetit financiar kryen detyra në fushën e financave publike dhe të biznesit, si dhe kontabilitet, sipas procedurave të përcaktuara dhe në përputhje me rregulloret ligjore.
Ai është i trajnuar për: kontabilitetin dhe pagesat e të gjitha llojeve të të ardhurave dhe shpenzimeve, përcaktimin e gjendjes financiare të subjekteve afariste, e cila u ofron informacion adekuat përdoruesve të analizave financiare për marrjen e vendimeve korrekte të biznesit dhe planifikimin e operacioneve të ardhshme; llogaritjet e vlerave ekonomike, kontabël, të kërkuara me ligj dhe vlera të tjera, duke zbatuar procedurat e përcaktuara dhe të standardizuara; mbajtjen e regjistrave kontabël në një mënyrë të përcaktuar me ligj në mënyrë që vlerat e përcaktuara të aktiveve, detyrimeve, kapitalit dhe rezultateve të biznesit të jenë të vërteta, të dukshme dhe të kuptueshme për të gjithë përdoruesit e interesuar të brendshëm dhe të jashtëm të informacionit kontabël.
Niveli i njohurive, aftësive, aftësive dhe qëndrimeve të përgjithshme dhe profesionale në kuadër të kompetencave të fituara i mundëson teknikut financiar dhe kontabilitetit të punësohet dhe të vazhdojë shkollimin.
TEKNIK I KONTABILITETIT FINANCIAR | Numri i orëve në javë | ||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Viti i parë | Viti i dytë | Viti i tretë | Viti i katërt | ||||||||
Lëndët e arsimit të përgjithshëm | T | U | T | U | B | T | U | B | T | U | B |
Gjuhë dhe letërsi shqipe | 3 | 3 | 3 | 3 | |||||||
Gjuhë serbe si gjuhë jo amtare | 2 | 2 | 2 | 2 | |||||||
Gjuhë angleze | 2 | 2 | 2 | 2 | |||||||
Edukatë fizike | 2 | 2 | 2 | 2 | |||||||
Matematikë | 3 | 3 | 3 | 3 | |||||||
Kompjuterikë dhe informatikë | 2 | ||||||||||
Histori | 2 | 2 | |||||||||
Kulturë figurative | 1 | ||||||||||
Gjeografi | 2 | ||||||||||
Biologji | 2 | ||||||||||
Sociologji me të drejtat qytetare | 2 | ||||||||||
Lëndët profesionale | Viti i parë | Viti i dytë | Viti i tretë | Viti i katërt | |||||||
T | U | T | U | B | T | U | B | T | U | B | |
Parimet e ekonomisë | 3 | 2 | |||||||||
Ekonomia afariste | 2 | 2 | 2 | ||||||||
Kontabiliteti | 2 | 2 | 2 | 2 | 2 | 2 | 2 | 2 | |||
Bazat e financave | 2 | 2 | |||||||||
Korrespondenca afariste | 2 | ||||||||||
Informatika afariste | 2 | ||||||||||
E drejta | 2 | 2 | |||||||||
Financat publike | 2 | 2 | |||||||||
Kontabilitet financiar - Trajnim | 3 | 30 | 4 | 60 | 5 | 90 | |||||
Financat afariste | 2 | 2 | |||||||||
Statistika | 2 | 2 | |||||||||
Revizioni | 2 | ||||||||||
Ndërmarrësi | 2 | ||||||||||
Lëndët zgjedhore | Viti i parë | Viti i dytë | Viti i tretë | Viti i katërt | |||||||
T | U | T | U | B | T | U | B | T | U | B | |
Lëndë zgjedhore sipas programit | 2 | 2 | |||||||||
Mësim fetar Islam / Edukatë qytetare | 1 | 1 | 1 | 1 |
ADMINISTRATOR FINANCIAR
Administrator financiar është profil arsimor me zgjedhjen e të cilit nxënësit përfitojnë njohuri dhe shkathtësi në të gjitha segmentet e punëve të kontabilitetit financiar: realizimin e transaksioneve të pagesave, implementimin e të gjitha formave të të dhënave kontabël, ndjekjen dhe kontrollin e mbarëvajtjes së punëve në ndërmarrje, përcaktimin e rezultateve të biznesit, përpilimin e raporteve si dhe realizimin e llojeve të ndryshme të kalkulimeve.
Me plan-programin e këtij profili arsimor janë paraparë lëndët mësimore nga të cilat arrihen njohuritë dhe shkathtësitë nga fusha e kontabilitetit dhe financave (kontabiliteti, biznesi financiar, revizioni dhe kontrolli), por edhe lëndë nga të cilat arrihen njohuri ligjore të domosdoshme për administrim, organizim dhe menaxhim të kompanisë – shoqërisë afariste (ekonomika e ndërmarrjeve, biznesi në zyre, statistika, e drejta). Gjithashtu, gjatë shkollimit nxënësit arrin dhe avancojnë njohuritë e tyre nga kultura e përgjithshme dhe arsimimi, mësojnë gjuhë të huaja, punën në kompjuter, merren me aplikim të softuerit, etj.
Specifika e këtij drejtimi është puna në ndërmarrje virtuale, në kuadër të lëndës kontabiliteti financiar – trajnim, që mundëson simulimin e punës së ndërmarrjes nga themelimi i saj, gjatë realizimit të punëve të përditshme nga fusha e furnizimit, shitjes, marketingut dhe kontabilitetit. Nga kjo lëndë është paraparë edhe mësimi bllok në vitin e dytë, tretë dhe katërt. Në këtë mënyrë mundësohet aftësimi i nxënësve për tregun e punës menjëherë pas përfundimit të shkollimit katërvjeçar.
Mësimi praktik përfshinë rreth 15% e shkollimit të përgjithshëm, deri sa kjo përqindje është diç më e lartë në kuadër të lëndëve profesionale dhe arrin në 20%. Gjatë shkollimit të tërësishëm raporti i lëndëve të arsimit të përgjithshëm dhe atyre profesionale është 50:50.
Administratori financiar do të dijë dhe do të zotërojë:
- të respektojë dhe zbatojë rregullativa ligjore dhe standarde në fushën e financave dhe kontabilitetit,
- të kryejë punë të ndryshme administrative,
- të njohin dhe zbatojnë masat e politikës fiskale,
- në mënyrë të pavarur të kryejë punë të qarkullimit të pagesave,
- të njoh dhe zbatoj procedurën e hartimit të bilanceve,
- të evidentojë punët me botën e jashtme (importi dhe eksporti),
- të llogaris pagat, tatimin dhe kontributet në të ardhura,
- të llogarisë dhe regjistrojë amortizimin,
- të respektojë dhe zbatoj parimet e fshehtësive afariste dhe zyrtare,
- të prezentojë shfrytëzuesve intern dhe ekstern,
- të arkivoj dokumentacionin,
- të formulojë dhe shtyp raportet mbi shpenzimet e afarizmit, etj.
Lista e lëndëve të arsimit të përgjithshëm, lëndëve profesionale dhe zgjedhore si dhe fondi i tyre javor i orëve është paraqitur në tabelën e mëposhtme.
ADMINISTRATOR FINANCIAR | Numri i orëve në javë | ||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Viti i parë | Viti i dytë | Viti i tretë | Viti i katërt | ||||||||
Lëndët e arsimit të përgjithshëm | T | U | T | U | B | T | U | B | T | U | B |
Gjuhë dhe letërsi shqipe | 3 | 3 | 3 | 3 | |||||||
Gjuhë serbe si gjuhë jo amtare | 2 | 2 | 2 | 2 | |||||||
Gjuhë angleze | 2 | 2 | 2 | 2 | |||||||
Edukatë fizike | 2 | 2 | 2 | 2 | |||||||
Matematikë | 3 | 3 | 3 | 3 | |||||||
Kompjuterikë dhe informatikë | 2 | ||||||||||
Histori | 2 | 2 | |||||||||
Kulturë figurative | 1 | ||||||||||
Gjeografi | 2 | ||||||||||
Biologji | 2 | ||||||||||
Sociologji me të drejtat qytetare | 2 | ||||||||||
Lëndët profesionale | Viti i parë | Viti i dytë | Viti i tretë | Viti i katërt | |||||||
T | U | T | U | B | T | U | B | T | U | B | |
Parimet e ekonomisë | 3 | 2 | |||||||||
Kontabiliteti | 1 | 2 | 2 | 2 | 2 | 2 | 2 | 2 | |||
Afarizëm financiar | 2 | 2 | 2 | 2 | |||||||
Afarizmi i zyrës | 3 | 2 | |||||||||
Ekonomia afariste | 2 | 2 | 2 | ||||||||
Informatika afariste | 2 | ||||||||||
E drejta | 2 | 2 | |||||||||
Kontabilitet financiar - Trajnim | 3 | 30 | 4 | 60 | 4 | 90 | |||||
Financat publike | 2 | ||||||||||
Ekonomia nacionale | 2 | ||||||||||
Statistika | 3 | ||||||||||
Ndërmarrësi | 2 | ||||||||||
Revizioni | 2 | ||||||||||
Lëndët zgjedhore | Viti i parë | Viti i dytë | Viti i tretë | Viti i katërt | |||||||
T | U | T | U | B | T | U | B | T | U | B | |
Lëndë zgjedhore sipas programit | 2 | 2 | |||||||||
Mësim fetar Islam / Edukatë qytetare | 1 | 1 | 1 | 1 |