Në periudhën 27.04 deri më 01.05.2024 u realizua ekskursioni pesditor me maturantë.
Me qëllim të zhvillimit të interesimit për natyrën dhe zakonet ekologjike, qëndrimi pozitiv ndaj vlerave kombëtare, kulturore dhe estetike, si dhe zhvillimit të aftësive pozitive sociale u realizua me sukses ekskursioni i maturantëve.
Gjatë qëndrimit pesditor në Shqipëri nxënësit tanë patën mundësin të kënaqen me bukuritë natyrore të Shqipërisë, në veçanti të plazhit të Durrësit, të vizitojnë vendet historike siç janë Kruja, Vlora dhe të shijojnë bukuritë e kryeqendrës administrative, Tiranës.
Shpresojmë se ekskursioni i realizuar ka hapur horizonte të reja për nxënësit dhe i ka ofruar me traditat kombëtare dhe kulturore të vendeve të vizituara.
Drejtoria e shkollës me këtë rast faleminderon nxënësit për nivelin e lartë të kulturës dhe edukatës që treguan gjatë ekskursionit, poashtu edhe profesorët që ishin në përcjellje të nxënësve, e që ishin të përkushtuar që ky ekskursion të realizohet ashtu siç ishte planifikuar.
Udhëheqësi i ekskursionit:
prof. Bujar Mustafa, ndihmës drejtor