Ekskursioni – një ëndërr e realizuar e maturantëve!

Bujanoc, 2 maj 2019 – Maturantët e shkollës së mesme “Sezai Surroi” të Bujanocit, në vigjilje të festës së 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, u kthyen nga ekskursioni 5 ditor të realizuar në Shqipëri.

Sipas drejtorit të shkollës së mesme “Sezai Surroi” të Bujanocit, Zejni Fejzullahut, ai shpjegoi për organizimin e ekskursionit me maturantët, si dhe mënyrën e realizimit të tij, duke sqaruar se ekskursioni me maturantë u realizua prej datës 27 prill deri më 1 maj 2019 në shtetin amë.

Në ekskursion shkuan gjithsej 196 nxënës maturantë, prej tyre 12 paralele, 10 me shkallë të katërt dhe dy me shkallë të tretë, si dhe 14 mësimdhënës, mjeku dhe drejtori i shkollës.

Ndërmarrja private transportuese ishte “Maxhari Tours”, nga komuna e Bujanocit, ndërsa relacioni ishte Bujanoc-Prizren-Durrës. Në qytetin e Durrësit, nxënësit janë vendosur në hotelin “Kolaveri”.

Maturantët e shkollës së mesme “Sezai Surroi” të Bujanocit vizitën e parë ia bënë qytetit të vjetër të Durrësit, si dhe vendeve historike të tij. Ditë më pas kanë vizituar Vlorën, qytet i lashtë dhe një nga portet kryesore të Shqipërisë, si dhe është qyteti ku është shpallur Deklarata e Pavarësisë shqiptare më 28 Nëntor të vitit 1912. Pastaj kanë vizituar Tiranën, ku kanë vizituar dhe janë njoftuar me shumë vende të rëndësishme të kryeqytetit shqiptar. Ditën e fundit të ekskursionit maturantët e shkollës së mesme “Sezai Surroi” të Bujanocit vizituan Prizrenin, qytet i lashtë historik, qytet i burimeve dhe i bukurive. Prizreni njihet edhe me një ndër ngjarjet më të madha historike për popullin shqiptar – Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që ishte lëvizja e parë shqiptare më e madhe e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake, që prej kohës së Skënderbeut.

Kjo vizitë u realizua në ditën e fundit të këtij ekskursioni, me ç’rast më pas dhe bëhet nisja për në rajonin tonë, në Bujanoc.

Në bazë të vlerësimit të drejtorit të shkollës së mesme “Sezai Surroi” të Bujanocit, Zejni Fejzullahut, ai theksoi: “Sipas mendimit të udhëheqësit të ekskursionit, kujdestarëve të nxënësve, si dhe shumicës së nxënësve, ekskursioni u realizua me sukses. Vërejtje gjithnjë mund të bëhen, sepse asgjë nuk është e përkryer. Vlen të përsërisim se në ekskursion ishin gjithsej 196 nxënës maturantë ku qëndruam pesë ditë, përkatësisht katër netë. Sa i përket ushqimit në racionin e mëngjesit, nuk kemi pasur vërejtje sepse ishte i stilit tavolinë suedeze, ndërsa edhe darka ishte e nivelit dhe komplet personeli arsimor kemi ngrënë të njëjtin ushqim që është përgatitur edhe për nxënës. Kontrollin e tërë ushqimit e ka bërë z. Hasani person me shumë përvojë në këtë profesion.

Shpërndaje në: