Eskursioni vjeshtor Stamboll 2018

Pas katër vitesh vendosëm përsëri ta vizitojmë qytetin e Stambollit, i njohur ndërkombëtarisht si Istanbul (në turqisht),  qytet dhe port më i madh i Turqisë dhe  qendër kryesore kulturore, ekonomike dhe industriale në vend. Duke pas parasysh karakteristikat e mëposhtme vendosëm që sipas mundësive tona të i vizitojmë vendet dhe objektet historike  dhe ekonomike. Udhëtimi dhe akomodimi ishte në nivel të organizimit prandaj vizitat e realizuara ishin shumë efektive. Disa të dhëna për Stambollin:

Gjatë gjithë kohërave ka qenë kryeqyteti i tre perandorive të njëpasnjëshme: Perandorisë Romake (dhe vazhdimësinë e saj Perandorisë Bizantine (324 – 1453), Perandorisë jetëshkurtër Latine (1204-1261) dhe Osmane (1453 – 1922). Si kryeqytet i Perandorisë Bizantine ishte qendra e elementit grek për më shumë se një mijë vjet. Zonat historike të qytetit, monumente të rëndësishme, janë të zotëruara nga viti 1985 nga UNESCO. Disa nga monumentet janë Xhamia Ajasofia (tur. Ayasofya Camii) pallati Topkapi, Xhamia e Sulejmanit I dhe Xhamia e Sulltan Ahmetit (Xhamia e kaltër). Qyteti gjithashtu ka themeluar universitetin e parë në Turqi.

Pozitiviteti i vizitës së këtij qyteti kosmopolit na relaksoi shumë mire sepse na u mundësua të jemi akter të njohjes me një periudhë të gjatë historike  dhe me një kulturë të larmishme vendore dhe rajonale.

Më posht mund të shihni një galeri të fotografive të zgjedhura nga ky eskurzion.

Shpërndaje në: