Nxënësit e paraleles 3-4 me kujdestarin Imran Aqifi, ditën e shtunë (13.10.2018) ishin në ekskursion njëditor në Prizren. Kjo paralele gjatë vitit shkollor 2017/18, me vendim të këshillit të arsimtarëve, u shpall paralelja me vijim më të mirë në shkollë me gjithësejt 96 mungesa të arsyeshme dhe 0 mungesa të paarsyeshme për të gjithë nxënësit gjatë një viti.
Ndërsa për sukses më të mirë u shpall paralelja e vitit të dytë (tani vititn e tretë) e drejtimit të mjekësisë me kujdestaren Fatlume Lutfiu, me notë mesatare 4,68. Edhe këta nxënës janë shpërblyer nga këshilli i arsimtarëve në mënyrë të njejtë.
Gjatë vitit shkollor 2018/19 është një garë, ku konkurrentë janë disa paraleleve për të dalë më të mirët.