Fiorentina Abazi del e dyta në garën e Business Challenge

Faleminderit Junior Achievements për ftesën drejtuar shkollës dhe nxënësve tanë për të marrë pjesë në garën “Sfida e Biznesit – Business Challenge”, e mbajtur në Leskoc, ku konkurruan 115 nxënës nga 30 shkolla të mesme të rajonit të Serbisë juglindore, në mesin e tyre edhe nxënësit e shkollës sonë: Durim Arifi, Njomëza Ahmeti dhe Fiorentina Abazi. Ku Fiorentina Abazi, arriti të zërë vendin e dytë, duke garuar së bashku me nxënësit e shkolave tjera, edhe ate: Ilija Stojadinoviq nga Shkolla Teknike në Vranjë, Nikolla Nikoliq nga Shkolla e Tregtisë dhe turizmit në Leskoc, Angjela Mitiq nga shkolla e mesme “Dušan Trivunac Dragoš”. Svrljig dhe Petra Vulić nga SH.M.T. “Mija Stanimirović” në Nish, dhe u kualifikuan për finalen që do të mbahet në Beograd.

Me këtë rast, drejtori i shkollës, Admir Nazifi, ndau mirënjohje për nxënësen fituese dhe profesorin Elhan Murati.

Fiorentinës i urojmë suksese në finalen e ardhshme!

Qëllimi i kësaj gare është t’u ofrojë nxënësve një pasqyrë mbi mënyrat moderne të të bërit biznes, duke i motivuar ata të mendojnë në mënyrë proaktive dhe të zbatojnë idetë e tyre. Nëpërmjet zhvillimit të aftësive në mënyrë inovative, nxënësit përmirësojnë shpirtin e tyre sipërmarrës dhe rrisin mundësitë për punësim.

Detyra e tyre ishte që të zhvillonin idenë e një podcast-i brenda ekipit të tyre, duke përzgjedhur tre tema kryesore që do të trajtonin në fazat e ardhshme. Gjithashtu, duhej të gjenin mënyra efektive për të promovuar podcast-in e tyre dhe të tërheqnin sponsorë, në mënyrë që të bëhet i vetëqëndrueshëm dhe të gjenerojë të ardhura. Ata kishin në dispozicion pajisje dhe hapësirë ​​për regjistrim, vullnet të mirë, dhe një kapital fillestar prej 50,000 dinarësh. Duhej që të mendonin me kujdes për drejtimin që do të ndiqnin dhe si do të investonin buxhetin e tyre të kufizuar.

Të dhënat për garën e realizuar mund t’i gjeni në linkun më poshtë:

Shpërndaje në: