Furnizohet kabineti i drejtimit të Elektroteknikës me pajisje më bashkëkohore

Kabineti i drejtimit Elektroteknikë është furnizuar me pajisje për realizimin e ushtrimeve në lëndët: Mësim Praktik, Kompjuterët në sistemet e dirigjimit, Mikrokontrollerët dhe Mikrokompjuterët.

Ky kabinet u furnizua me PLC kontroller, HMI panel me touchscreen, softuer të licencuar nga brendi më i njohur Siemens. Këto pajisje janë shumë aktuale në fushën e Automatikës në Industri.

Për realizimin e ushtrimeve praktike në lëndën Mikrokontrollerët dhe Mikrokompjuterët, kabineti u pajis me PCB bord Arduino për krijimin dhe zhvillimin projekteve elektronike. Për realizimin e shumë ushtrimeve tjera duhet edhe shumë pajisje që ky kabinet nuk i posedon për shkak të pamundësive financiare, por shpresojmë që pushteti lokal, Këshilli Kombëtar apo donatorë tjerë të kenë parasysh projektet e tilla për të mirën dhe shkollimin e të rinjve në këtë vend.

Montimin e pajisjeve e kanë bërë inxhinierët e elektroteknikës në asistencë nga nxënësit e këtij drejtimi.

Këto pajisje kanë kushtuar mbi 200.000,00 dinarë dhe janë siguruar nga buxheti i shkollës, i ndarë nga komuna, si dhe mjetet vetanake të shkollës.

Nga shërbimi profesional!

Galeri e fotografive

Video demonstrime

Play Video
Play Video
Shpërndaje në: