Sot u mbajt mbledhja e Këshillit të arsimtarëve, ku punëtorët e shkollës, me votim te fshehtë u deklaruan për kandidatët për drejtor të shkollës me mandat katërvjeçar.
Për postin e drejtorit konkurruan dy kandidatë, Admir Nazifi, ekonomist i diplomuar dhe Muhamed Jashari, profesor i historisë.
Nga gjithsej 112 punëtorë me të drejtë vote, votuan 105 dhe ate: Admir Nazifi mori 58 vota, Muhamed Jashari mori 44 vota, ndërsa 3 vota ishin te pavlefshme. Këshilli i arsimtarëve jep mendim për zgjedhjen e drejtorit.
Ditët në vijim pritet të kërkohet mendim nga KNSH dhe nga Këshilli i shkollës.
Pëlqimin për drejtor e jep Ministri i Arsimit, pra, sipas Ligjit mbi Sistemin e Arsimit dhe Edukimit, drejtorin e zgjedh ministri.
Nga shërbimi i shkollës!