Sot u mbajt mbledhja e Këshillit të shkollës, organi më i lartë i këtij institucioni arsimor, ku në rend dite ishte votimi për drejtor, ku me votim te fshehtë u deklaruan për kandidatët për drejtor të shkollës me mandat katërvjeçar.
Për postin e drejtorit konkuruan dy kandidatë, Admir Nazifi, ekonomist i diplomuar dhe Muhamed Jashari, profesor i historisë.
Nga gjithsej 9 anëtarë me të drejtë vote, votuan 9 dhe ate: Admir Nazifi mori 4 vota, ndërsa Muhamed Jashari mori 5 vota. Nuk pati vota të pavlefshme.
Këshilli i shkollës ia dha besimin profesorit Muhamed Jashari.
Këshilli i shkollës jep mendim për zgjedhjen e drejtorit.
Pëlqimin për drejtor e jep Minnistri i Arsimit, pra, sipas Ligjit mbi Sistemin e Arsimit dhe Edukimit, drejtorin e zgjedh ministri.
Nga shërbimi i shkollës!