Sot, më 13.01.2023 është bërë konstituimi i Këshillit të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, ku u zgjodhën kryetari dhe zëvendëskryetari i këshillit.
Më parë është bërë zgjedhja e përfaqësuesve, të anëtarëve për Këshill të shkollës nga radhët e arsimtarëve, në mbledhjen e mbajtur më 05.12.2022.
Përfaqësuesit nga radhët e Këshillit të prindërve u zgjodhën në mbledhjen e mbajtur më 08.12.2022.
Tre anëtarët tjerë i propozoi vetëqeverisja lokale.
Kuvendi Komunal në mbledhjen e mbajtur më 23.12.2022, verifikoi mandatin e nëntë anëtarëve të Këshillit të shkollës.
Nga radhët e Këshillit të arsimtarëve janë:
- Muhamed Jashari, kryetar
- Vjollca Rexhepi, anëtare dhe
- Mensur Avdiji, anëtar.
Nga radhët e pushtetit lokal janë:
- Fitim Murati, zëvendëskryetar
- Ismail Pajaziti, anëtar dhe
- Artan Zairi, anëtar.
Nga radhët e Këshillit të prindërve janë:
- Ali Latifi, anëtar
- Adile Isufi, anëtare dhe
- Afrim Haziri, anëtar.
Mandati i anëtarëve të Këshillit të shkollës është katërvjeçar.
Nga shërbimi i shkollës.