Nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, më 11.06.2022, mbajtën mbrëmjen e maturës. Restauranti “Breta Palace” ishte përgatitur enkas për maturantët.
Kjo ishte gjenerata e 50-të që përfundoi shkollimin e mesëm në gjuhën shqipe në Bujanoc. Gjithsejt ishin regjistruar 194 maturantë, vitin e përfunduan 180 prej tyre, ndërsa 167 morën pjesë në mbrëmje të maturës.
Valton Sulejmani, ndihmësdrejtor, i ndihmuar nga shërbimi i shkollës dhe kujdestarët e paraleleve: Hamdi Kamberi 4-1, Mensur Avdiu 4-2, Gzim Sopi 4-3, Medina Pajaziti 4-4, Besart Jakupi 4-5, Bekim Kasumi 4-6 dhe Rexhep Fejzullahu 4-7, bënë komplet organizimin e mbrëmjes së maturës.