Shëndetësia dhe mbrojtja sociale
Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc që nga viti 2006/07 është hapur drejtimi i shëndetësisë dhe mbrojtje sociale, profili arsimor: Motër medicinale – edukatore. Në kuadër të këtij drejtimi u pranuan tri gjenerata, të cilët kanë treguar shumë suksese gjatë shkollës së mesme dhe gati çdo vit janë zgjedhur si paralele më të mirë në shkollë. Vlen të theksohet se që të gjithë këta nxënës pas përfundimit të shkollës së mesme kanë treguar suksese edhe në shkollimin e mëtutjeshëm, që do të thotë janë student të Universiteteve të ndryshëm në vendet e ndryshme…
Në vitin 2009/2010, pas përpjekjeve të shumta që bëri drejtoria e shkollës sonë, u arrit që të ndërrohet drejtimi dhe nga profili arsimor motër medicinal-edukatore, u hap për herë të parë drejtimi i përgjithshëm i mjekësisë, gjegjësisht profili arsimor: Motër medicinale – Teknik.
Pas përfundimit te këtij drejtimi, nxënësi do të aftësohet për aplikimin e të gjitha njohurive të mara më parë si:
- promovimin shëndetësor;
- edukimin shëndetësor, që ka mjaft rol të rëndësishëm në sjelljen adekuate dhe përgjegjësin e individit për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit, që do të thotë se aftësohen për preventivën (parandalimin) e sëmundjeve të ndryshme, sepse nuk thuhet kot që “Sëmundja shumë më lehtë parandalohet se sa shërohet”;
- aplikimin e barnave të ndryshme në rrugë te ndryshme si (dhënien e injeksioneve, infuzioneve etj)
- lidhjen dhe pastrimin e disa plagëve të ndryshme
- kujdesin e të sëmurit si në shtëpi ashtu edhe nëpër organizata shëndetësore si në: shtëpi të shëndetit, spitale të ndryshme etj.
Pra nxënësit pas përfundimit të shkollës së mesme të mjekësisë marrin te gjitha njohurit baze lidhur me shëndeti. Hapjes së këtij drejtimi të mjekësisë iu janë gëzuar të gjithë, sepse shumë vite me radhë, shumë nxënës kanë udhëtuar prej Bujanocit dhe fshatrave për rreth, në shkollat e mesme të Gjilanit apo Prishtinës, vetëm e vetëm për t’a vazhduar këtë drejtim, sepse pa diskutim vlera më e madhe e njeriut është shëndeti. Në kuadër të shkollës së mesme të mjekësisë, funksionon edhe kabineti i mjekësisë, që është i pajisur me të gjitha mjetet bazë për kryerjen e ushtrimeve të ndryshme me nxënësit, vetëm e vetëm për t’u aftësuar ata, por aftësitë lidhur me këtë profesion ata i marrin edhe gjatë kryerjes së praktikës si në shtëpi të shëndetit në Bujanoc, ashtu edhe nëpër spitalet e Vranjë.
Shkolla jonë aktualisht në kuadër të drejtimit të mjeksisë për nxënësit ofron profilin arsimor Motër Medicinale – Teknik.
Lista e lëndëve të arsimit të përgjithshëm, lëndëve profesionale dhe zgjedhore si dhe fondi i tyre javor i orëve është paraqitur në tabelën e mëposhtme.
MOTËR MEDICINALE - TEKNIK | Numri i orëve në javë | |||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Viti i parë | Viti i dytë | Viti i tretë | Viti i katërt | |||||||||
Lëndë e arsimit të përgjithshëm | T | U | B | T | U | B | T | U | B | T | U | B |
Gjuhë dhe letërsi shqipe | 3 | 3 | 3 | 3 | ||||||||
Gjuhë serbe si gjuhë jo amtare | 2 | 2 | 2 | 2 | ||||||||
Gjuhë angleze | 2 | 2 | 2 | 2 | ||||||||
Edukatë fizike | 2 | 2 | 2 | 2 | ||||||||
Matematikë | 2 | 2 | 2 | 2 | ||||||||
Kompjuterikë dhe informatikë | 2 | |||||||||||
Histori | 2 | |||||||||||
Kulturë muzikore | 30 | |||||||||||
Fizikë | 2 | 2 | ||||||||||
Gjeografi | 2 | |||||||||||
Kimi | 2 | |||||||||||
Biologji | 2 | 2 | ||||||||||
Sociologji me të drejtat qytetare | 2 | |||||||||||
Lëndë profesionale | Viti i parë | Viti i dytë | Viti i tretë | Viti i katërt | ||||||||
T | U | B | T | U | B | T | U | B | T | U | B | |
Anatomi dhe fiziologji | 4 | |||||||||||
Ndihma e parë | 60 | |||||||||||
Gjuhë latine | 2 | |||||||||||
Kujdesi shëndetësor | 2 | 2 | 2 | 3 | 60 | 1 | 8 | 210 | 1 | 10 | 120 | |
Patologji | 2 | |||||||||||
Mikrobiologjia me epidemiologji | 2 | |||||||||||
Higjienë dhe edukim shëndetësor | 2 | |||||||||||
Farmakologji | 2 | |||||||||||
Psikologjia shëndetësore | 2 | |||||||||||
Biokimi mjekësore | 2 | |||||||||||
Etikë mjekësore | 1 | |||||||||||
Infektologji | 2 | |||||||||||
Gjinekologji dhe akusheri | 2 | |||||||||||
Mjekësi interne | 2 | 2 | ||||||||||
Kirurgji | 2 | 2 | ||||||||||
Neurologji | 1 | |||||||||||
Pediatri | 2 | |||||||||||
Psikiatri | 1 | |||||||||||
Ndërmarrësi | 2 | |||||||||||
Lëndë zgjedhore | Viti i parë | Viti i dytë | Viti i tretë | Viti i katërt | ||||||||
T | U | B | T | U | B | T | U | B | T | U | B | |
Lëndë zgjedhore sipas programit | 2 | 2 | ||||||||||
Mësim fetar Islam / Edukatë qytetare | 1 | 1 | 1 | 1 |