Nxënësit dhe personeli arsimor vazhdojnë bashkëpunimin me shkollat e mesme në Stamboll

Nga data 11.11 deri më 14.11.2021, nxënësit e shkollës sonë, të udhëhequr nga ndihmës drejtori Valton Sulejmani dhe psikologia e shkollës Bukurie Boriçi, vizituan shkollat e mesme në Stamboll Samyha Ayverdi Anadolu Lisesi dhe shkolla tjera. Shkolla jonë ka një bashkëpunim të mirë me shkollat e Stambollit dhe bënë vizita reciproke, ku nxënësit kanë mundësi të shkëmbejnë përvojat mes veti dhe njëherit të fitojnë njohuri të reja për modelet e sistemeve arsimore të dy vendeve. Koordinator i projektit është Osman Ay.

Komplet procedurat e dokumentacionit për nxënës i ka përgatitur psikologia Arta Hasani-Maksuti.

Gjithashtu së bashku me nxënësit Stambollin e vizituan edhe një numër i personelit të shkollës, të cilët përjetuan çaste të paharruara, duke shëtitur nëpër vendet më të bukura të këtij qyteti të lashtë e me plot monumente kulturore, fetare, historike etj.

Nikoqirë të nxënësve tanë ishin bashkëmoshatarët e tyre nga Stambolli, të cilët u strehuan nëpër familjet e nxënësve turq.

Nga shërbimi i shkollës

Shpërndaje në: