Panairi i shkencës dhe kulturës 2018

Vushtri  27.11.2018 – 30.11.2018

“Panairi i Shkencës dhe Kulturës” i cili organizohet nga Lëvizja KOHA e që realizohet në qytetin e Vushtrisë, është një aktivitet që në vete ndërlidh dijen, kulturën, humanitetin dhe mbi të gjitha bashkon të gjitha shkollat nga të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët.

Pas marrjes së ftesës zyrtare që shkolla jonë të jetë pjesëmarrëse në këtë panair, ne vendosëm që 3 nxënës dhe një profesor të fillojnë menjëherë përgatitjet me punime konkrete të zhvilluara gjatë aktivitetit mësimor në shkollën tonë. Tri vajzat nga drejtimi i mjekësisë: Laura Alimi, Leonora Limani dhe Shkurte Rashiti e kishin të vështirë të vendosin se cilat punime ti zgjedhin nga shumë punime që kishin, por që në fund vendosën të prezantonin disa punime më atraktive për vizitorët që ishin të shumtë në panair.

Profesori Mevlan Ramadani vendosi të prezantoj një projekt që kishte realizua gjatë aktivitetit mësimor me nxënës. Në këtë projekt të quajtur “Smart Home” u përdorën pajisje Arduino të cilën e programuan në atë mënyrë që tregonte lagështin dhe temperaturën brenda shtëpisë e që ishin vendos kushte që me ndërrimin e temperaturës të ndryshohej edhe ngjyra e brendshme e shtëpisë por që me tej nxehjen e shtëpisë të aktivizohej një alarm dhe të fillon ventilimi autonom për normalizimin e kushteve klimatike në shtëpi, gjithashtu u përdor edhe senzor IR për të komanduar ndriçimin me telekomandë.

Nga këto punime të kënaqur mbetën të gjithë vizitorët dhe stafi organizator e që nuk munguan edhe vlerësimet dhe shpërblimet me mirënjohje.

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi dhe një video nga panairi.

Shpërndaje në: