Gjatë fundjavës në Gjimnazin Matematikor u shoqëruan mësuesit dhe nxënësit pjesëmarrës në projektin “Në këpucët e saj” për nëntë muajt e mëparshëm, i cili u mbështet nga Ambasada Amerikane.
Në manifestimin final në Beograd morën pjesë nxënëset Ana Mustafa, Suejla Musliji dhe Florentina Nuredini së bashku me profesoreshën Jelena Rangjeloviq.
Në kuadër të klubit të leximit, nxënëset ndanë vëzhgimet dhe përshtypjet e tyre veçanërisht duke iu referuar të drejtave të grave. Me atë rast është krijuar një video që mund ta shikoni në fund të këtij postimi.
Nxënësja Ana Mustafa u shpërblye me çmim special për aktivitetin dhe kontributin në projekt!
Në klubin e leximit morën pjesë nxënësit Erblin Asani, Elsa Isufi, Oltian Ameti, Olis Salihu, si dhe profesorët Metali Krasniqi, Xhemile Hasani dhe Besarta Aziri.
Falenderojmë Gjimnazin Matematikor dhe kolegët Andjelka Petrović dhe Ivana Millosheviq që na ftuan të marrim pjesë në projekt.