Ditën E Diel (28.05.2017) në ambientet e skollës së mesme “Sezai Surroi” u realizua një seminar për arsimtarët me temë “Fletat e punës” – material mësimorë për zhvillimin e metodikës së mësimdhënies. Fletat e punës paraqesin zgjidhje të shkëlqyeshme për minimizimin e rolit dominant të arsimtarit si ligjërues dhe drejtimin e procesit mësimorë në të mësuarit e pavarur të nxënësit. Këtë seminar e vijuan tridhjet arsimtarë të cilët vlerësuan këtë formë të avansuar të mësimdhënies moderne.Gjat përpunimit të përmbajtjeve të reja, fletat e punës mund të përdoren përgjat tërë pjesëve të orës ose të kombinohen. Seminare të ngjajshme do të organizohen edhe më tutje.