Ky prezantim është pjesë e projektit ,,Qyteti ynë, shkollat tona” i cili u mbështet nga Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegja në bashkëpunim me Grupin 484 me mbështetjen e Fondacionit Pestalozzi nga Zvicra (Pestalozzi Children Fondation).
Parlamenti i nxënësve organizoi një aktivitet të veçantë me rastin e Ditës së Shëndetit Mendor, duke krijuar një kënd “pikturimi dhe relaksimi” për të gjithë nxënësit. Kjo hapësirë ofroi një mundësi për t’u shprehur në mënyrë kreative dhe për të ndihmuar në uljen e stresit, duke promovuar mirëqenien mendore dhe fizike në një atmosferë të qetë dhe mbështetëse.