Shkolla jonë mirëpret një delegacion nga Bursa e Turqisë

Shkolla jonë pati nderin të mirëpresë një delegacion nga Bursa e Turqisë, i përbërë nga tetë anëtarë, përfshirë drejtues të lartë të arsimit dhe përfaqësues të shkollave binjak, edhe atë:

  • Drejtori rajonal i Arsimit në Bursa z.i Gürhan Çokgezer,
  • Drejtori komunal i Arsimit në Osmangazi, komunë e Bursas z. Mehmet Fejsal,
  • Abdullah Dayioğlu, ndihmës drejtori i shkollës së mesme: “Şükrü Şenkaya Anadolu Lisesi”, nga Bursa, me të cilën shkolla jonë është binjakzuar.
  • Oktay Güllü, drejtor i shkollës së mesme: “Hürriyet Endüstri Meslek Lisesi”,
  • Abdurrahim Çiçek, drejtor i shkollës fillore: “Osmangazi Cavit Çağlar İlkokulu”,
  • Ergül Akpınar, drejtor i shkollës fillore: “Sait Ete İlkokulu”,
  • Zotri Recep Gündüz Koordinator i Arsimit dhe Kulturës së Kosovës në Bursa të Turqisë dhe
  • Sead Ahmetaj, përkthyes.

Për shkak të mungesës së drejtorit, zotëri Admir Nazifi, delegacionin e priti Bujar Mustafa, ndihmës drejtori në shoqërinë e punëtorëve tjerë: profesorëve Zejni Fejzullahu, Hamdi Kamberi, Besart Jakupi, si dhe psikologeve Arta Hasani-Maksuti dhe Bukurije Boriçi.

Në fillim të takimit, ndihmës drejtori Mustafa shprehu mirënjohjen për mysafirët dhe vlerësoi iniciativën e zotëri Recep Gündüz për këtë vizitë. U ofruan informacione mbi numrin e nxënësve, personelin arsimor, profilet arsimore dhe kushtet e shkollës. Profesori Zejni Fejzullahu foli për historikun e shkollës tonë, duke theksuar arritjet dhe sfidat.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm. Në përfundim, shkëmbyem dhurata simbolike dhe morëm një projektor dhe një laptop si donacion nga shkolla simotër.

Pas takimit, bëmë një vizitë në objektin e shkollës, ku profesor Mevlan Ramdani dhe nxënësi Durim Arifi demonstruan aktivitete nga MakersLab. Më pas, vizituam punitorinë e makinerisë, ku profesorët Agron Dalipi dhe Rexhep Fejzullahu prezantuan punimet e tyre.

U ndamë me shpresë që takimi i radhës të realizohet sa më shpejt. Një falënderim i veçantë për të gjithë punëtorët e shkollës që kontribuan për suksesin e kësaj vizite.

Shpërndaje në: