Në projektin UNICEF-it të quajtur UPSHIFT i cili ka të bëj me ndërrmarësi sociale, i përkrahur edhe nga organizata mbarëbotërore “Junior Achievement” (Dostignuca Mladih), nxënësit tanë kanë konkuruar me 125 shkolla të mesme të Serbisë me projekte ideore për shumën e 100.000 dinarëve.
Nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi”: Altin Mustafi, Erblin Tola, Blerim Asllani dhe Albi Murati, me profesorin Izeir Islami, kanë arritur që të jenë në mesin e 5 shkollave që e kanë fituar këtë shumë financiae.
Nga data 14 deri më 16 nëntor në Beograd, rrjedhimisht në Hotel Putnik Inn, është organizuar “punëtoria” UPSHIFIT, ku nxënësit tanë kanë marrë pjesë dhe idea e tyre ka qenë njëra ndër idetë fituese.