Tregtar
Në kuadër të drejtimit Tregti, hoteleri dhe turizëm në shkollën tonë ekziston profili arsimor Tregtar – shkollimi trevjeçar. Nxënësit në këtë profil arsimor aftësohen për punë tregtare në shitore të vogla e deri tek bizneset e mëdha.
Qëllimi i arsimimit profesional për kualifikimin Tregtar është aftësimi i nxënësve për përgatitjen dhe organizimin e procesit të punëve në shitblerje, furnizim me produkte, deponim dhe ruajtje të mallrave, shitjen e tyre, mirëmbajtjen e prezantimit të produktit të ri, etj.
Domosdoshmëria e përshtatjes së përhershme për kërkesat e ndryshueshme të tregut të punës, nevoja e arsimimit kontinual, aftësimit profesional, avancimit në punësim, orienton që personat (nxënësit) të aftësohen për:
- aplikimin e njohurive teorike në kontekstin praktik,
- punë efikase ekipore,
- marrja e përgjegjësisë për edukim kontinual dhe avancim në biznes dhe karrierë,
- reagim në kohë gjatë ndryshimeve në mjedisin e punës,
- njohja e mundësive për biznes në mjedisin e punës si dhe në ambientin e gjerë shoqëror,
- zbatimin e masave sanitare dhe të sigurisë në procesin e punës,
- zbatimin e masave për mbrojtjen e mjedisit jetësor në procesin e punës,
- aplikimin e teknologjisë informatike në grumbullimin, organizimin dhe shfrytëzimin e informacioneve në punë dhe në jetën e përditshme.
Lista e lëndëve të arsimit të përgjithshëm, lëndëve profesionale dhe zgjedhore si dhe fondi i tyre javor i orëve është paraqitur në tabelën e mëposhtme.
TREGTAR | Numri i orëve në javë | |||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Viti i parë | Viti i dytë | Viti i tretë | ||||||||||
Lëndët e arsimit të përgjithshëm | T | U | MP | B | T | U | MP | B | T | U | MP | B |
Gjuhë dhe letërsi shqipe | 3 | 2 | 2 | |||||||||
Gjuhë serbe si gjuhë jo amtare | 2 | 2 | 2 | |||||||||
Gjuhë angleze | 2 | 2 | 1 | |||||||||
Edukatë fizike | 2 | 2 | 2 | |||||||||
Matematikë | 2 | 2 | 1 | |||||||||
Kompjuterika dhe informatika | 2 | |||||||||||
Histori | 2 | |||||||||||
Kimi | 1 | |||||||||||
Ekologjia dhe mbrojtja e ambientit jetësor | 1 | |||||||||||
Gjeografi | 1 | |||||||||||
Sociologjia me të drejtat qytetare | 1 | |||||||||||
Lëndët profesionale | Viti i parë | Viti i dytë | Viti i tretë | |||||||||
T | U | MP | B | T | U | MP | B | T | U | MP | B | |
Bazat e tregtisë | 3 | |||||||||||
Afarizëm tregtar | 2 | 3 | 2 | 2 | 2 | 3 | ||||||
Komunikimi afarist | 2 | |||||||||||
Njohja e mallit | 2 | |||||||||||
Ekonomika e tregtisë | 2 | |||||||||||
Psikologjia e konsumatorit | 2 | |||||||||||
Marketingu në tregti | 2 | |||||||||||
Njohja komerciale e mallit | 2 | |||||||||||
Ndërmarrësia | 2 | |||||||||||
Mësim praktik | 6 | 60 | 12 | 90 | 12 | 90 | ||||||
Lëndët zgjedhore | Viti i parë | Viti i dytë | Viti i tretë | |||||||||
T | U | MP | B | T | U | MP | B | T | U | MP | B | |
Lëndë zgjedhore sipas programit | 1 | 1 | ||||||||||
Mësim fetar Islam / Edukatë qytetare | 1 | 1 | 1 |