Më 02-04.11.2022, nën organizimin e Trupit Koordinues dhe grupit “484”, ishim për vizitë në shkollat fillore dhe të mesme në qytetin e Novi Sadit.
Shkolla e mesme, e përfaqësuar nga drejtori Zejni Fejzullahu, psikologet Bukurije Boriçi dhe Arta Hasani si dhe profesoresha Jellena Rangjeloviq, vizitoi gjimnazin “Svetozar Markoviq”. Patëm rastin që të shkëmbejmë përvojat me qëllim të avansimit të vlerave të organizimit të orës mësimore.
Vizituam edhe monumente kulturore me vlerë që posedon kryeqyteti i Vojvodinës.
U ndamë mjaftë të kënaqur me pritjen nga ana e nikoqirit, duke pasë mundësinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Vlenë të ceket se më 09-10.06.2022 personeli i shkollave nga Novi Sadi kishin vizituar Bujanocin, përkatësisht shkollën e mesme “Sezai Surroi” dhe disa shkolla tjera!
Nga shërbimi i shkollës